web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Terrorizon dhe nxit konflikte"/ Lefter Koka i përvishet Ilir Metës

20 Prill 2021, 12:49, Politikë CNA

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Lefter Koka, në një prononcim për CNA.al i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për akuzat që kanë hedhur ndaj tij, duke e quajtur si ?banda e inceneratorëve?.

Koka është shprehur se, i sheh me keqardhje dhe i vjen keq që Meta dhe Kryemadhi e çuan veten në atë derexhe.

?Përveçse i shoh me keqardhje, më vjen keq që e çuan veten në këtë derexhe?, tha Lefter Koka për CNA.al

I pyetur se si e komenton reagimin e Metës që ?zhvishet? nga kostumi i Presidentit dhe flet si kryetar i LSI, duke bërë thirrje për konflikte dhe luftë, Koka është shprehur se: ?Është absolutisht një gjuhë e papranueshme. Është nxitës konflikti. Ka një terror të madh dhe në fund fare, them që ajo ishte një parti që lindi për inat dhe inati po e falimenton, po e shkrin.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga