web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndryshimi që po vjen”/ Basha: Gra të forta, Shqipëri e fortë

20 Prill 2021, 11:07, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me gratë në Tiranë eshët shprehur se do të bëjë  një reforme universitare ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi për tu shkolluar të marrin një profesion dhe jo thjesht një diplomë.

Ai shtoi gjithashtu se më 25 prill do të ecim përpara drejt Europës, duke ekuilibruar shoqërinë tonë, që do të thotë duke e fuqizuar gruan shqiptare, jo duke e përdorur si fasadë apo për numër

?Me planin tonë për reformën universitare, ne do të mundësojmë që ata të gjithë të kenë mundësinë të marrin një profesion jo thjeshtë një diplomë. Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara.

E pra gra të forta do të thotë familje të forta, familje të orta do të thotë shoqëri e fortë, do të thotë Shqipëri e fortë, ndaj jo rastësisht, por me vetëdijen më të thellë jo vetëm si prind i dy vajzave, por me vetëdijen më të plotë si dikush që i di dhe e ka parë ndryshimin midis shoqërive që dinë ta respektojnë dhe ti japin vendin që i takon grave dhe të tjerave.

Ja shikojeni shoqëri të pasura e ka bekuar zoti me shumë pasuri por nuk dinë ti japin grave rolin që ju takon dhe nuk ecin dot përpara dhe të tjera që ua japin këtë rol, prosperojnë, zhvillohen ekonomikisht, krijojnë harmoni, harmoni familje, harmoni në shoqëri dhe ecin përpara në të gjitha kuptimet. Kjo është sfida që kemi përpara, kjo është zgjedhja që kemi përpara, duke filluar që nga 25 prilli, dita më e rëndësishme, për votimet më të rëndësishme ndoshta në këto 30 vite, do të ecim përpara drejt Europës, duke ekuilibruar shoqërinë tonë, që do të thotë duke e fuqizuar gruan shqiptare, jo duke e përdorur si fasadë apo për numër, apo do të mbetemi në vendnumëro, të izoluar nga Europa në çdo kuptim edhe në kuptimin e mënyrës se si e trajtojmë gruan dhe vajzën shqiptare dhe unë e di që shumica dërmuese e shqiptarëve dhe në veçanti e grave shqiptare, po dhe e bashkëshortëve edhe e bijve tuaj e kanë marrë tashmë vendimin dhe mezi po presin të vijë dita.

E pra zonja të nderuara dita po afron, e diela është dita juaj, nuk është dita e politikanëve, nuk është dita e partive politike, sepse është dita për Shqipërinë, është dita për shqiptarët, është dita për shqiptarët, është dita për nënat, është dita kur ju do të vendosni që mos t?ju vidhen edhe 4 vite të tjera nga i njëjti që kishte 8 vite në pushtet e nuk bëri asgjë, e tani kërkon edhe 4 vite të tjera, 4 vite që do të ti humbni nga familjet tuaja dhe nga fëmijët tuaj. Kjo është zgjidhja, kjo është zgjedhja.?, u shpreh Basha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga