web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kryeministri ka marrë peng Durrësin”/ Igli Cara rendit dëmet që Rama ka bërë në 8 vite

20 Prill 2021, 19:19, Politikë CNA

Kandidati i PD-së në Durrës, Igli Cara, ka renditur dëmet që kryeministri Edi Rama i ka bërë qytetit bregdetar dhe qytetarëve këto 8 vite të qeverisjes së tij. Sipas tij, rrugët janë të pashtruara, ndriçimi publik mungon dhe uji i pijshëm nuk u shkon qytetarëve në shtëpi.

Cara në një intervistë për CNA.al shprehu shqetësimin e qytetarëve të cilat paguajnë taksa dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ai shtoi se në këtë kohë pandemie disa fonde  duhet të ishin përdorur  për të mirë të qytetarëve dhe jo për të shtruar qendrën me gurë.

?Shumë gjëra ka bërë keq, jetën e qytetarëve e bërë më të vështirë. Për hir të së vërtetës, nuk ka qenë as qeverisje socialiste, pasi Rama në qendër dhe miqtë e tij në Durrës nuk kanë asgjë të përbashkët me të majtën dhe PS. Ai dhe një grusht bashkëpunëtorësh të tij në vjedhje e kanë marrë peng Durrësin dhe gjithë vendin. Në tetë vite, në Durrës janë investuar mbi 35 milionë euro në punë publike dhe të gjitha janë përqendruar në qendër të qytetit për zbukurime dhe për të kënaqur manitë e Ramës. Gati dy të tretat e qytetarëve të Durrësit banojnë larg qendrës dhe atje ende ka rrugë të pashtruara, ndriçimi publik mungon, uji i pijshëm nuk u shkon.

35 milionë euro do të mjaftonin për të shtruar çdo rrugë e rrugicë të Durrësit. Qytetarët paguajnë taksa dhe në tetë vite nuk kanë marrë asnjë shërbim. Në këtë kohë pandemie apo rindërtimi pas tërmetit, ato fonde duhet të ishin përdorur në të mirë të qytetarëve dhe jo për të shtruar qendrën me gurë nga Italia. Qindra e qindra familje në Durrës janë pa shtëpi nga tërmeti dhe Rama nuk ka bërë asgjë?, u shpreh kandidati i PD-së.

Cara deklaroi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo vetëm për qytetin e Durrësit por për të gjithë Shqipërinë. Ndër të tjera ai përmendi fjalën e ambasadores të ShBA-së në Shqipëri Yuri Kim ku tha se nëse doni ndryshim votoni ndryshim dhe nëse doni kriminel votoni kriminelë.

?Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Durrësin dhe për gjithë vendin, dhe jo thjesht se do të zgjidhet qeveria, por se më 25 prill do të vendoset e ardhmja. Madje, edhe partnerët tanë ndërkombëtare presin që gjendja të ndryshojë. Ambasadorja Kim e tha fare qartë: ?Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë.?

 Këto zgjedhje janë për t?i kthyer vendit normalitetin dhe shpresën, për të ndaluar keqqeverisjen dhe vjedhjen, për të ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të kenë dëshirë të qëndrojnë dhe të jetojnë?, u shpreh kandidati i PD-së në një intervistë për CNA.al.





Lajmet e fundit nga