Erla Mëhilli “shigjeton” Bashën/ “S’duhet të kënaqet me barazim, të përmbysë rezultatin”
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, ka bërë një analizë l...
Kryebashkiaku i Kavajës Redian Krali me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen e djeshme, ku sekretari i PD Bledian Okshtuni u plagos nga Ndriçim Jonuzi.
Krali njofton se ka pezullur dy punonjësit e bashkisë që ishin të pranishëm në vendngjarje ditën e djeshme, të cilët janë Markel Shtylla, Drejtor i Policisë Bashkiake të Kavajës dhe Dorian Troplini, punonjës i Policisë Bashkiake.
Gjithashtu kryebashkiaku i Kavajës thotë se distancohet nga çdo akt dhune dhe përçarje, ndërsa shton se kjo ngjarje ka lëën shije të hidhur në qytet pasi ndodhi gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Postimi i plotë:
Privilegji më i madh që më është dhënë në jetë, ka qenë ai për ti shërbyer Kavajës! Jo vetëm sepse është qyteti ku u linda, u rrita dhe krijova familjen time, por sepse ka njerëz të jashtëzakonshëm, me vlera të larta dhe me zemër të madhe.
Ngjarja e djeshme më trishtoi dhe gjëja e parë që bëra ishtë të sigurohesha që gjendja shëndetsore e djalit të plagosur të ishte jashtë rrezikut.
Si Drejtues i Institucionit të Bashkisë e kam detyrim të ruaj gjakftohtësinë dhe të le organet kompetente të bëjnë punën e tyre përpara se të përhapim panik a të bëjmë drama teatrale si ajo shfaqja e shëmtuar që na u servir dje nga ato që për të disatën herë na kanë dëshmuar sa i gëzohen incidenteve.
Fushata në Kavajë ka plot 6muaj që ka nisur dhe unë nuk do rresht së falenderuari çdo banor të saj për qytetarinë e treguar. Nuk kanë qenë të pakta provokimet ndaj të cilave me vetëdije të plotë Insitucioni që drejtoj, ka zgjedhur të mos reagojë, pikërisht për të shmangur prapavijën politike që nuk ka qenë e nuk do jetë kurrë shkak për të përcarë vëllazërinë tonë. Tentuan të digjnin pemën e Vitit të Ri kur sheshi ishte plot e përplot me fëmijë dhe nuk reaguam. Uzurpuan hapësira publike me flamuj, tavolina e rraqe dhe prap nuk reaguam. Bllokuan sheshin e qytetit hipur mbi makina, shqetësuan banorët me zhurma e thirrje dhe prap nuk reaguam. Nuk u mjaftuan; thirrën një tubim sot për të cilin nuk paraqitën asnjë kërkesë për leje pranë Bashkisë dhe jo vetëm që nuk u ndaluan por gjithë stafi i Policisë Bashkiake u kujdes të qetësonte banorët e intimiduar nga xhirot e vrullshme e plot zhurmë të atyre që valvitnin flamuj dhe ulërisnin në mes të ditës majë makinave. Kjo sepse në fund diferencën qytetarët do dijnë ta bëjnë vetë; kush janë ato që mbjellin panik e terror e kush qetëson. Kush shkatërron e kush ndërton. Kush kujdeset për banorët e kush i gëzohet fatkeqësive.
Vendimi i parë që firmosa sot sapo hyra në zyrë ishte ai për pezullimin e dy punonjësve të Bashkisë të përfshirë në ngjarje derisa organet kompetente të zbardhin çështjen dhe të japin një vendim. Distancohemi nga çdo akt dhune e përçarje me vetëdijen e plotë që Kavaja nuk mundet kurrësesi të përfaqësohet nga episode të tilla që përveçse banalitetit dhe gjaknxehtësisë nuk kanë asnjë prapavijë tjetër.
Video që qarkulloi sot pohoi të vërtetat që kush jeton në Kavajë i di fort mirë.
T?i replikosh me një foto arkive të një ftese nga punonjësi im në Bashki përveçse qesharake është jashtë çdo llogjike.
Që ditën e parë në detyrë unë kam drejtuar si KryeBashkiaku i të gjithëve, mbaj të njejtin numër telefoni prej vitesh dhe i përgjigjem çdo banori pa asnjë hezitim. Në zyrën e KryeBashkiakut nuk ka pusulla mungese dhe njerëzve nuk u duhet të presin javë e muaj për një takim. Jam dhe do të jem gjithëmonë në shërbim të qytetit dhe banorëve të tij!
I keqardhur që ky episod na dha një shije të keqe jo vetëm 5-ditë para zgjedhjeve por mbi të gjitha gjatë këtij muaji të shenjtë veçanërisht për Kavajën tonë, ftoj çdo bashkëqytetar ta dëshmojmë të gjithë bashkë të dielën e votimeve që Kavaja nuk do të jetë kurrë më vegël për përfitime politike nga ato që i shfrytëzuan për vite me rradhë çdo votë që i jepte pushtet. Gjëja e parë që bënin ishin të iknin nga Kavaja për tu rikthyer sa herë afronte fushata. Jo më! Kavaja nuk kthehet pas!/CNA.al
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, ka bërë një analizë l...
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën e...
Komiteti i Ekspertëve, në mbledhjen e tij të fundit vendosi ...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e...
Kryetarja e Lëvizjes për ndryshim Jozefina Topalli nëpërmjet...
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar me kryetaren e LSI, Moni...
Nga Elbasani, aty ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ës...
Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Elbasanit ku...
Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një takim përmby...
Artisti, Lekë Negri i cili është edhe kandidat për deputet n...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xha...
Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim Adela Kryeziu nëpërmjet n...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën d...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xha...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xha...
Qeveria shqiptare në fund të vitit të kaluar ka zhvilluar nj...
Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi ka vijuar fush...
Gazetari Artan Hoxha publikoi sot një regjistrim audio në të...
Kandidatja për deputete e PD për Vlorën, Nada Meçorapaj, ka ...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka fal...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...