web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria Rama vetëm ka vjedhur dhe mashtruar”/ Igli Cara akuza kryeministrit

20 Prill 2021, 18:32, Politikë CNA

Kandidati i PD-së për Durrësin, Igli Cara ka folur për zgjedhjet duke treguar programin e PD-së nëse del fituese në 25 Prill. Sipas tij, Qeveria e kryeministrit Edi Rama vetëm sa ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët duke përmendur shëndetësinë dhe rindërtimin për tërmetin.  Në një intervistë për CNA.al Cara u shpreh se situata në Durrës paraqitet disi e pakazkontë ku shtoi se qytetarët e kanë kuptuar dhe në 25 Prill do të votojnë ndryshimin.

?PD ka prezantuar një program në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Paga minimale do të rritet në 36 000 lekë në muaj, pensionet do të rriten çdo vit me të paktën 5 për qind, ndihma ekonomike do të dyfishohet, çmimi i energjisë elektrike për 300 kwh e parë do të ulet, çmimi i karburanteve do të ulet me 24 lekë për litër, tekstet shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar do të jenë falas. Rinia është në qendër të programit të Partisë Demokratike.

Tarifat e studimit në universitet për të rinjtë nga familje me të ardhura më pak se 64 000 lekë në muaj do të jenë zero, bizneset novatore nga të rinjtë do të mbështeten financiarisht nga qeveria me skema të veçanta financimi edhe për bizneset në zonat rurale. Taksa e sheshtë 9 për qind dhe tatimi i vetëm prej 0,5 për qind e xhiros vjetore për biznesin e vogël do të nxisin zgjerimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Por, ajo që vihet re në këtë fushatë elektorale është ikja nga përballja dhe debati e kandidatëve të PS.

Qeveria e Ramës vetëm sa ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët. Ai premtoi, për shembull, shëndetësinë falas, por ne e dimë që ajo vetëm falas nuk është. Në Durrës ai premtoi rindërtimin pas tërmetit, por asgjë nuk është bërë. Rama dhe PS nuk kanë as alternativë për të ardhmen. Kjo e bën disi të pazakontë situatën elektorale në Durrës, por qytetarët tashmë e tregojnë kudo shumë qartë se ndryshimi është vetëm pak ditë larg?, u shpreh Cara.

Kandidati i PD-së theksoi bindjen se numri i mandateve në qytetin e Durrësit do të jetë dëshmi e fitores. Gjithashtu Cara shtoi se qyteatrët kanë shprehur besimin e ndryshimit nga Partia Demokratike dhe se do të zgjedhin alternativën e punës dhe të përkushtimit.

“Qytetarët e Durrësit gjithnjë kanë ditur të marrin vendimin e duhur në kohën e duhur dhe më 25 prill do të jetë dita e ndryshimit të madh. Entuziasmi është i dukshëm dhe vullneti është i fortë për të flakur tej alternativën e mashtrimeve dhe vjedhjes. Qytetarët e Durrësit do të zgjedhin alternativën e punës dhe të përkushtimit, dhe fitorja ka për të qenë edhe më mbresëlënëse se ajo e vitit 2005. Për një gjë jam i sigurt dhe këtë siguri e shfaqin qytetarët në çdo takim që zhvilloj: pas 25 prillit Rama nuk do të jetë më kryeministër i vendit. Rama do të largohet dhe Shqipëria do të ndryshojë.

Jeta e qytetarëve duhet të përmirësohet dhe vendit duhet t?i kthehet shpresa për të ardhmen. Qytetarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë meritojnë një qeveri që t?u shërbejë interesave të tyre, që ta integrojë vendin në BE. Jam i sigurt se numri i mandateve do të jetë pa asnjë dyshim dëshmi e fitores së vullnetit të qytetarëve për të ndryshuar“, u shpreh kandidati i PD-së në një intervistë për CNA.al.





Lajmet e fundit nga