Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Kandidatja e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe, ka rrëfyer se përse zgjodhi të kandidojë për deputete nën logon e kësaj partie.
Në një prononcim për CNA.al, Toçe tha se vendosi të bëhej pjesë e BD-së pasi është një parti e hapur ndaj ideve dhe mendimeve kosntruktive, zhvilluese dhe novatore, ndërsa theksoi se vetë ajo është produkt i listave të hapura.
?Nëse ligji nuk do të detyronte të isha pjesë e një partie për të qenë deputete, dhe sistemi të ikurajonte deputeti e pavarur, atëherë shumë shpejt do të zgjidhja këtë të fundit. Pra me apo pa Bindjen, do të isha pjesë e kësaj nisme politike në jetën time. Por jam e kënaqur me zgjedhjen e bërë sepse unë jam produkt i listave të hapura në një parti tërësisht demokratike. E hapur ndaj ideve dhe mendimeve kosntruktive, zhvilluese dhe novatore. Me shumë guxim, u fut në një garë të ndershme përballë një partie të madhe në zgjedhjet e 2019-ës, për t?i dhënë një mësim demokracisë shqiptarë se ndryshimi dhe zhvillimi ndodh në garë dhe jo jashtë saj. Sot modeli shërbeu që shumë prej partive të reja të jenë në garë dhe partitë e mëdha t?i marrin seriozisht në konsideratë, pasi janë alternative reale për qytetarët në këto zgjedhje?, u shpreh ajo.
Kandidatja tha se Bindja Demokratike synon mandate në çdo qark të vendit dhe për këtë thekson se numrat nuk janë qëllimi, por risia e përfaqësimit në Parlament, si një forcë që synon përcaktimin në vendimarrje, qoftë kjo edhe qeveribërëse.
Gjithashtu Toçe ka treguar për CNA.al planet për angazhimin e saj politik në Korçë, teksa kërkon që t?i rikthejë atyre besimin e humbur nga politika.
?Filozofia ime në jetë është të mos bëj asnjëherë premtime që nuk i mbaj dot, sidomos me ata që i dua. Korçarët i kam shumë për zemër për t?i bërë premtime pazaresh dhe t?u tërheq hundën me karrot sikurse jemi mësuar ta shikojmë të ndodh gjithë këto vite nga politikanet tanë. Askush prej tyre nuk mendoj se ka prekur varfërinë këtij populli dhe nuk e kanë parë nga afër, deri ditën që u kërkojnë votën. Në ato ditë, jepen duart dhe shkrepen fotot fshat pas fshati dhe qytet pas qyteti, sikur vërtet të ishin pranë halleve dhe vështirësive që njerëzit kanë. Pas zgjedhjeve, thuajse asnjë politikan nuk duket më, dhe varfëria vazhdon po njësoj. Vetëm se qytetarët korçarë nuk e kanë shumë me qejf hilenë në përgjithësi, dhe kur kjo vjen nga politika, dëshpërimi dhe zhgënjimi është edhe më i madh. Kështu një pjesë e madhe e tyre, kanë humbur besimin. Unë kërkoj t?u zgjoj këtë besim.
Qasja ime i sjell premtime realiste. Janë premtime që nuk synojnë as qiellin dhe as të sjellë yjet në tokë. Unë premtoj atë që di të bëj më së miri: Ngulmimin e ndërtimit të një shteti social, ku edhe më i pamunduri e ka një mundësi për të jetuar. Ka shumë prej qytetarëve që janë të varfër, por krenar në punën dhe në jetën e tyre, dhe unë dua t?u kthej dinjitetin, për të mos qënë pjesë e një dëshpërimi për mbijetesë. Të mos jenë pjesë e dëshpërimit pa zgjidhje të fatkeqsive të tyre shëndetësore, si fizike ashtu edhe mendore, dhe të tjera të ngjashme. Për të mos qënë pjesë e papunësisë duke varur shpresat e tyre vetëm nga ngjyrat partiake, por të jenë pjesë e një strategjie kombëtare për punësimin?, vijoi ajo më tej, ndërsa rrëfen për CNA.al se dëshiron të hapë një zyrë në Korçë, për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të qenë sa më pranë tyre.
?Në gjithë këto vite profesionale, kam treguar integritet në detyrat që kam kryer me veten dhe me të tjerët. Kam punuar fort dhe ndjehem mirë nën lëkurën time për arritjet e realizuara. Por nuk ndjehem mirë në vendin tim nëse vazhdojnë forcat e mëdha të politikës të bëjnë rotacion mes tyre duke me vjedhur dhe dhunuar çdo ditë. Duke me shtypur ditë pas dite krenarinë për të qënë shqiptare. Duke me treguar se unë jam pronë e një politike të shkuar keq. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, partitë e mëdha nuk mund të jenë më zgjidhja. Koha e tyre ka skaduar, jo vetëm prej kohës që ka kaluar, por prej një ideologjie të shtrembër që nuk frymëzon më askënd.
Madje, këto kohë ka filluar t?i ngjasojë më shumë frymës totalitare. E thënë kështu, duket se po bëjmë hapa mbrapa. Premtimi im i radhës, lidhet me synimin e marrjes së zërit të qytetarëve korçarë në çdo cep të qarkut, duke e çuar atë me vendosshmëri në Parlament. Synoj të jem deputete e pupullit dhe jo e partisë. Dua të ndjek modelet që më frymëzuar prej vitesh, ato demokratike dhe evropiane, sikurse gjënden në vëndet më të zhvilluara të europës qëndrore siç është Franca. Ndoshta do të jem e para deputete që angazhohem publikisht për të hapur zyrën e deputetit në Korçë me shpenzimet e po këtij mandati, ku do të ketë një vazhdimësi gjatë gjithë periudhës së mandatit, e një staf që do të mbledhë të gjithë problemet e banorëve.
Çdo javë do të ketë takim me banorët, me deputetin e tyre, pa qenë e nevojshme të shkëputet deputeti i Parlamentit nga deputeti i popullit. Unë jam edukuar dhe zhvilluar për të ofruar mbështetje në profesionin tim, dhe këtë do të vazhdoj ta kryej edhe në detyrën time të re. Për mua të dëgjoj qytetarët mbi vështirësitë që kanë dhe t?i ofrojë mbështetje realiste, është realizimi i një misioni personal: të jem sa më pranë njerëzve në nevojë?, nënvizoi Denata Toçe./ CNA.al
Kandidati për deputet në Tiranë, njëkohësisht edhe drejtues ...
Deputetja Rudina Hajdari, e cila është kandidate e Nismës Th...
Kandidati për deputet në Tiranë, njëkohësisht edhe drejtues...
Ish-ministri i Brendshëm, njëkohësisht edhe kandidat për dep...
Kandidati për deputet i PS në Korçë, Niko Peleshi gjatë një ...
Kandidati i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka mbl...
Presidenti Ilir Meta prej disa kohësh na është shprehur i sh...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën pasdi...
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluk...
Kryedemokati Lulzim Basha teksa po përshëndeste qytetarët e ...
Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i’u ndahet gafave. Gjatë një ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka bërë një reagim...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një takim elektora...
Shefja e OSBE ODIHR-it, Urszula Gaçek ka folur në lidhje me...
Qarku i Kukësit nxjerr tre deputetë, ndërsa në vendet e para...
Shit-blerja e votës është kthyer në një fenome shqetësues pë...
Shefja e OSBE ODIHR-it, Urszula Gaçek ka komentuar në lidhje...
Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takim ...
Kur na ndajnë edhe 13 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamen...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...