Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Kryedemokrati Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht votën e tyre për Partinë Demokratike.
Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve në qytetin bregdetar janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos pranojnë lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës.
Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit dhe së fundmi Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kërtusha është shprehur se Durrësi ka mbetur peng i interesave të Dakos. Kërtusha përmendi arrogancën e Bashkisë Durrës, mungesën e shërbimeve për qytetarët dhe mbetjen e saj pa drejtues real. Dy socialistët u dukën shumë të revoltuar edhe me klimën brenda partisë në pushtet. Zyrat e PS-së Durrës sipas tyre janë uzurpuar nga të fortë dhe figura të botës së krimit. Alternativa që ofron PS, shprehen ata, është heshtja dhe largimi i të rinjve nga vendi.
Basha, u shpreh se ai dëshironte të shihte një garë idesh dhe programesh ndërmjet partive, gjë që nuk po ndodh sepse pushteti nuk ka paraqitur alternativë. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Basha mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.
Të rinjtë socialistë u shprehën të revoltuar me klimën politike brenda partisë së tyre, me cinizmin dhe notat groteske që mbizotërojnë në gjuhën politike të drejtuesve të saj. Kërtusha vuri në pah dallimin që ai shihte ndërmjet Bashës dhe Ramës kur theksoi se ?këtu gjej një lider larg ironisë, notave groteske dhe shpërfilljes?. Ai dënoi gjuhën e urrejtjes dhe bëri thirrje që ?të heqim një drejtues i cili nuk mund të drejtojë më as shtëpinë e tij, Partinë Socialiste, jo më vendin, Shqipërinë?.
Ndërsa Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm.
?Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore? tha Basha ndërsa theksoi se filozofia e tij politike nuk është përçarja, por bashkimi në të mirë të vendit. Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë.
Në fund, Basha u ka uruar mirëseardhjen dy funksionarëve socialistë që iu bashkuan Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri pas 8 vitesh dështime. /CNA.al
Ka dështuar plani për pengmarrjen e aeroportit të Rinasit, s...
Partia Demokratike vijon me skenarin e saj për zhvillimin e ...
Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Vlorës ka denonc...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë në vijim të fushatë...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluk...
Sot është raportuar për shkarkimin e drejtorit IKMT në Durrë...
Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku shprehte e bindu...
Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, gjatë ...
Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë në qendrën e vaksi...
Ambasadorja e suedeze, Elsa Hastad, ishte sot e pranishme në...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fushatës elek...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas hapjes së aeroportit t...
Koordinatori politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spah...
Zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sul...
Bota që vazhdon të luftojë pandeminë dhe të përballet me sfi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim m...
Partia Socialiste ka vijuar fushatat elektorale në Durrës ku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Lirohet pas disa orësh marrje në pyetje nga policia, ish-dre...
Partia Socialiste ka zgjedhur mjekun Pëllumb Pipero në spoti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...