Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perendimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesi i saj për Ballkanin Perendimor, Alessandro Bragonzi thotë se kjo bankë në bashkëpunim me BE-në po punon për të lehtësuar pasojat e pandemisë duke rritur investimet, sidomos tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që janë shtylla të ekonomive së tyre. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me zoti Bragonzi dhe përgatiti kronikën.
Banka Evropiane e Investimeve, krahu financues i Bashkimit Evropian ka në fokus të investimeve të saj, përparësitë e bllokut për vendet që kërkojnë të anëtarësohen në të.
?Shqipëria është padyshim pjesë e planeve të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Transporti, diversifikimi i burimeve të energjisë, përmirësimi i efikasitetit të rrjeteve ekzistuese por edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë të pijshëm janë përparësitë tona?.
Me krizën e COVID-19 që ka goditur ekonominë, Banka Evropiane e Investimeve po ju vjen në ndihmë vendeve të rajonit për të përballuar pasojat duke e përqëndruar mbështetjen e saj tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.
?Në Shqipëri ne disbursuam vjet deri në 22 milionë euro në portofolin tonë ekzistues dhe mobilizuam burime shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që u prekën nga kriza dhe që kishin nevojë për burime likuiditeti për të mbijetuar.
Ne po rrisim madhësinë e financimit për firmat e mesme e të vogla, megjithëse ato kanë qënë sektori kryesor i aktivitetit të Bankës Evropiane të Investimeve dhe përbëjnë 30 për qind të portofolit tonë?, thotë përfaqësuesi i BEI-it, Alessandro Bragonzi.
Ai i sheh masat e mara nga qeveria shqiptare si të përshtatshme, megjithëse ende nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë kjo krizë.
?Shqipëria dhe vendet e tjera që varen nga turizmi kanë vuajtur shumë si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave nga sektori i turizmit por edhe remitancat. Megjithatë, ka një strategji të drejtë për të rigjallëruar ekonominë.
Nuk shoh ndonjë tregues që të sugjerojë që kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë nuk është e mundur të parashikosh me saktësi se çfarë do të ndodhë me pandeminë. Jemi ende në mes të stuhisë dhe ende nuk kemi dalë prej saj. Pra është e vështirë të bëjmë parashikime dhe të shohim sesi ekonomia do të dalë nga recesioni i vitit të kaluar?.
Së bashku me Bashkimin Evropian, kjo bankë ka rritur financimet e saj duke investuar 1.7 miliardë dollarë nga paketa prej 3 miliardë dollarësh që BE-ja ka vënë në dispozicion për të mbështetur projekte në sektorët e shëndetësisë dhe atë privat duke rritur linjën e kreditit për bankat komerciale.
Aktivitetet e investimit të kësaj banke po përqëndrohen edhe në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbërt dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.
?Një nga sukseset e rëndësishme për Shqipërinë ka qënë strategjia për të zhvilluar energjitë e ripërtëritshme dhe për të diversifikuar burimet e energjisë. Në Shqipëri jemi duke punuar për një projekt të rrjeteve hekurudhore veçanësisht në korridorin tetë ku po mbështesim punën për zhvillimin e një rrjeti hekurudhor nga Durrësi në kufirin e Maqedonisë së Veriut.
Ne po mbështesim Shqipërinë edhe në projekte për mbrojtjen e mjedisit veçanërisht për parandalimin e përmbytjeve. Vitin e kaluar miratuam financimin e modernizimit të rrjetit të shpërndarjes së ujit për qytetin e Tiranës?.
Ndërsa vendit i është dashur të ndjekë një politikë më të kujdesshme fiskale për arsye të borxhit të lartë publik dhe kufizimeve të diktuara nga FMN-ja, Shqipëria po mundohet të përmirësojë kornizën regullatore për ta bërë tregun më tërheqës ndaj investimeve private.
“Dhe kjo është e pëlqyeshme për ne dhe për çdo investitor të huaj. Është një trajektore e mirë. Menaxhimit të financave dhe nivelit të borxhit po i kushtohet vëmendje, gjë që është shumë e rëndësishme?, thotë zoti Bragonzi.
Bashkimi Evropian ka në plan të investojë 9 miliardë euro në vendet e Ballkanit Perendimor ndërsa pritet të mobilizojë instrumenta të tjerë që kapin shumën 20 miliardë dollarë falë institucioneve si Banka Evropiane e Investimeve në mënyrë që këto vende të përgatiten për t?u anëtarësuar.VOA
Persona ende të paidentifikuar u kanë vnën flakën koshave të...
Gjyqtarja e Tiranës Fida Osmani, është e njohur për publikun...
Nga Adriatik DoçiZbatimi i reformës në drejtësi, investimi m...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga z...
Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar mbi situatën e Covid-19 në...
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italia...
Sot është Dita Botërore e Autizmit, ku synohet të ndërgjegjë...
Një ditë pas goditjes së 18 magazinave që shërbenin për modi...
Raporti mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, shqyrtoi 4 hi...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me arrestimin...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme tek mbikali...
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ka reaguar nëpërmjet n...
Ish kreu i Libras, Ben Blushi po përdor Top Channel për të s...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ervin Salianji, deputeti Babale i Lulzim Bashës dhe personaz...
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi nëpërmjet një po...
Mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela ka reaguar për nderimet që po ...
Sot është vënë në pranga shtetasi me inicialet Sh.K, i cili ...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nëpërmjet në post...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...