web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Krah për krah do ta kalojmë edhe pandeminë”/ Yuri Kim vizitë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’

2 Prill 2021, 16:38, Aktualitet CNA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollit dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin ?Koço Gliozheni?.

Ata patën mundësinë të shohin se si ndihma prej 2 milionë dollarë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në përdorim.

“Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë.  Krah për krah do ta kalojmë edhe këtë!?, thuhet në mesazhin e ambasadës në ?Facebook?./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga