“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nga Adriatik Doçi
Zbatimi i reformës në drejtësi, investimi më i madh i Perëndimit në Shqipëri, do të vihet para një pikëpyetje të madhe dhe në pozita të rrezikshme, nëse opozita PD-LSI vijnë në pushtet pas 25 prillit 2021. Katër krerët e opozitës, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë një plan gjysmë të fshehtë kundër reformën në drejtësi, gjithnjë nëse shqiptarët u besojnë qeverisjen në zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe pse më i kamufluar dhe i rezervuar se sa Berisha dhe Meta, Lulzim Basha, në librin e tij ?Misioni im?, e shpall reformën në drejtësi si një kurth dhe të kapur totalisht, ndërsa propozon një rrugë të re, që nis më hartimin e një kushtetute të re, duke paralajmëruar hapur një plan kundër reformës.
Basha shkruan se ?gjatë opozitës sime ndodhi një kurth i paimagjinueshëm, pasojat e të cilit vazhdojmë t?i vuajmë edhe sot. Reforma në Drejtësi dhe kapja e saj thuajse totale nga ana e kundërshtarit me anë të një plani të mirë studiuar dhe të mirë përgatitur.
Rezultati: sot kemi një shtet pa drejtësi! ?Unë shpall qartësisht iniciativën tonë se Partia Demokratike do të investojë në konsensusin e palës tjetër, do të kërkojë konsensusin e palës tjetër për një kushtetutë të re, e cila do të përgatitet me një diskutim të ri, për të ravijëzuar një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, një demokraci vërtetë dhe të konsoliduar, e cila të jetë e paprapësueshme nga vullneti personal i liderit. Ky mekanizëm i ri politik, që do të na çojë te një kushtetutë e re??. Çuditërisht një plan i tillë nuk figuron në programin elektoral të PD-së.
Më i drejtpërdrejtë është aleati i PD-së, Ilir Meta, i cili reformën në drejtësi e ka shpallur një komplot ndërkombëtar, ndërsa këta të fundit i konsideron organizatë mafioze. Në maj të vitit 2020, Meta propozoi edhe një platformë me 14 pika, që atakonte reformën në drejtësi. Pas shpalljes së platformës, pati një mesazh të fortë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se ?Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë?.
Ndërkaq, Sali Berisha, i perceptuar si lideri dhe kryetari real i PD-së, është në një gjatësi vale me Ilir Metën sa i takon sulmeve të egra kundër reformës në drejtësi. Në vitin 2016, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim hartuan dhe paraqitën dy drafte paralele për reformën në drejtësi. Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në 22 korrik të 2016, me konsensus të diktuar nga presioni i SHBA-BE, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijuan luftën kundër reformës në drejtësi në prapaskenë, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha në mënyrë publike.
Beteja ligjore e Partisë Demokratike për të rrëzuar ligjin e Vetingut, në bashkëpunim me shoqatën e gjyqtarëve, vijoi nga Gjykata Kushtetuese deri në Komisionin e Venecias. Partia Demokratike ka kundërshtuar ashpër edhe të gjitha ligjet bazë për zbatimin e reformës në drejtësi, mbi të cilat janë ngritur të institucionet e reja të sistemit të drejtësisë.
Pasi u zgjodh President, flamurin e luftës kundër reformës e mori Ilir Meta, i ndjekur nga Sali Berisha. Madje, për të kundërshtuar emërime në sistem e kthyen edhe Parlamentin në tym dhe flakë, siç ishte seanca e emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, e cila zëvendësoi Adriatik Llallën.
Organet e Vetingut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe së fundmi SPAK, kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm. Shkarkimi dhe kërcënimi me burg i ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, është gjithashtu pjesë e sulmit. Nisur nga ky historik dhe nga mesazhet e qarta të krerëve të PD-LSI-së, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se do të jenë përcaktuese edhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga z...
Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar mbi situatën e Covid-19 në...
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italia...
Sot është Dita Botërore e Autizmit, ku synohet të ndërgjegjë...
Një ditë pas goditjes së 18 magazinave që shërbenin për modi...
Raporti mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, shqyrtoi 4 hi...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me arrestimin...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme tek mbikali...
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ka reaguar nëpërmjet n...
Ish kreu i Libras, Ben Blushi po përdor Top Channel për të s...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ervin Salianji, deputeti Babale i Lulzim Bashës dhe personaz...
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi nëpërmjet një po...
Mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela ka reaguar për nderimet që po ...
Sot është vënë në pranga shtetasi me inicialet Sh.K, i cili ...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nëpërmjet në post...
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim nëpërmjet një post...
Policia ka arritur të finalizojë një tjetër operacion të një...
Akademiku Artan Fuga ka bërë një apel të fortë për të gjithë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...