“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në njësinë 16, në Tiranë.
Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastruktura e keqe.
?Dy problematika meqenëse kemi shumë në këtë zonë. E para si banorë të unazës së re, përditë vuajmë baltën, pluhurin, vendkalimin e këmbësorëve. Mos flasim pastaj për makina që nuk kalojmë dot, sepse e gjithë Tirana futet nga Unaza e Re, gjithë rrethet që vijnë futen nga Unaza e Re. Është një tmerr i vërtetë dhe të gjithë e kemi zgjidhur duke ecur në këmbë, por kjo zonë nuk të ofron as këmbësorin. Është biçikleta, është karroca, është nëna me fëmijë, është balta. Aty ku kaluat ju në fillim, ku zbritët tek Rolandi janë ujërat e zeza, që vjen një aromë e pakëndshme. E para, e dyta është një zonë e tëra pa kopësht, pa shkollë. Janë premtuar shumë dhe ka patur zona goxha të mëdha pa bërë fjalë pastaj për pjesën e gjelbërimit. Duke qenë pjesë e arsimit e kemi parë se si ka renë kaq poshtë arsimi në këto vite dhe kemi vuajt bashkë me fëmijët pavarësisht se bëjnë më të mirën e mundshme. Faleminderit dhe fitore.? ? u shpreh një nga zonjat.
?Do të thoja kopshte këtu nuk ka. Mirë unë i rrita si i rrita po kopshte prej 8 vitesh. Jam banore e kësaj zone kopshte nuk ka, shkollë nuk ka. Më kanë prishur biznesin. Jam detyruar se më kanë kaluar me TVSH nga biznes i vogël. Kam bërë shumë kërkesa, shumë ankesa, më është thënë nuk hiqen taksat, me një fjalë ça ke kaluar me TVSh nuk hiqesh dot asnjëherë nga TVSh-ja, nga një biznes i vogël në biznes i madh. Jam detyruar kam paguaj ça ishte për tu paguar e kam mbyll si biznes se ngelesha gjithmonë biznes i madh. Por problemi i kësaj qeverie që sot është këtu është ?Çfarë ka hyrë në sistem thotë do ta paguash?. Nuk mendon që në atë sistem merr në qaf një familje. Jo unë por kushdo, merr në qaf një familje që të heqësh bukën e fëmijëve që të shkosh të paguash taksat.? ? tha një nga të pranishmet.
Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re është simbol i asaj që ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do vij në 25 prill, është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.
?Në fakt këtë e ndjej në çdo takim që kam bërë me gratë, por në takimin me zonjat e unazës së re vjen edhe më natyrshëm sepse ato 400 ditë betejë jemi përpjekur dhe jam përpjekur që të qëndrojëpranë jush me mish e me shpirt, me mendje me zemrë dhe fizikisht dhe dua të them se ajo që ka ndodhur me gratë, me zonjat, me vajzat e ?Unazës së Re? është simbol i asaj që ka ndodhur me me gruan shqiptare këto 8 vite. Vetë ajo që ka ndodhur me ?Unazën e Re? është simbol me atë që na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqëri.
Ju folët për trafikun për bllokimin, për pluhurin që është një kërcënim për jetën tuaj dhe shëndetin tuaj. Po kështu siç ka ngecur trafiku në Unazën e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, është që këtë forcë, këtë fuqi, ta kthejmë në një energji për të zbatuar planin tonë, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, për të zhdukur diferencat, hendekun që është krijuar në punësim, në paga, në mirëqenie, në dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare.
Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët, që nga problemi i punësimit jo sipas kualifikimit. Ke një kualifikim për t?u patur zili në Europë, inxhiniere fizike apo problemi i moskompensimit për të përndjekurit apo për pronarët, apo problemi i mbivendosjes apo vjedhjes së pronave. Problemi i mungesës së infrastrukturës, ndërkohë që taksat janë më të lartat që janë paguar ndonjëherë në këtë qytet dhe mungon infrastruktura minimale.
Të gjitha këto probleme kanë dhe do të marrin zgjidhje përmes një plani të hartuar me kujdes nga ekspertë. Do duhej një kohë e gjatë për tu marrë me secilën prej tyre veç e veç, por ajo që i bashkon, i lidh të gjitha zgjidhjet është një qeverisje e cila nuk vjen me premtime, premtime boshe që i bën sot për të marrë votën dhe nesër i braktis. Por vjen me ekspertizë dhe me plane të gatshme për tu zbatuar, nga ekspertët më të mirë që ka ky vend dhe me ndihmë ndërkombëtare. Ne jemi në tratativa me institucionet europiane, me universitetet Europiane për të nisur kualifikimin e rinisë shqiptare, në mënyrë që të qëndrojë këtu, të punojë këtu, me paga dinjitoze.
Dhe ky është hapi i parë për të ndalur emigracionin, ky është hapi i parë për të siguruar që familjet të mbeten bashkë. Hapi dytë që ka të bëjë me familjet e reja përbëhet nga dy politika kryesore nxitëse për çiftet dhe për fëmijët. Duke nisur nga viti ynë i parë i qeverisjes ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra për 20 mijë cifte brenda 4 viteve të para që të blejnë banesën e tyre, që është një parakusht apo le të themi një ndihmë e madhe për të themeluar familjen.
Dhe hapi i dytë është që nuk do të mjaftohemi me një shumë simbolike kur lind fëmija, por muaj për muaj deri sa të arrijë moshën 5-vjeçare fëmijët shqiptarë do të kenë nga qeveria një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Ne do ta vendosim nënën shqiptare, bashkëshorten shqiptare, motrën shqiptare, vajzën shqiptare në piedestalin që meriton. Si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sociale.? ? tha Basha./CNA.al
Në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë është mbajtur pasdite...
Akademiku i njohur, Artan Fuga teksa komentoi vizitën e sotm...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në ‘Kjo Javë’ në ‘New...
Kryeministri Edi Rama është I ftuar pasditen e stme në “Kjo ...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në ‘Kjo javë” për mandati...
Lulzim Basha nuk heq dorë nga gjumi dhe këtë e ka dëshmuar d...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë tek emision...
Kryeministri Edi Rama ka treguar frikën e tij lidhur me fush...
Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, Enkelejd A...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të...
Kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun e Tiranës, Fabian...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot tek takimi me Lulzi...
Marshimi i fitores, kështu e ka quajtur drejtuesi politik i ...
Drejtuesi politik i PD në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, vijon f...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në rr...
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, ka reag...
Kancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një telegrami ka...
Kosova është përfshirë nga përplasjet politike për ndryshimi...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka koment...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...