VIDEO-Me flamuj kuqezi/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Edhe në ditën e 27-të të protestës kundër qeverisë, qyteta...
Edhe në ditën e 27-të të protestës kundër qeverisë, qyteta...
?Risqet e shkaktuara nga mbyllja e shkollave, janë më të mëdha se përfitimet.” Këto janë rezultatet e një studimi nga kërkuesit italian të cilët kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i cili duke mbështetur gjetjet thekson se mbyllja e shkollave jo vetëm që nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19, por ka patur dhe 8 efekte negative tek fëmijët dhe adoleshentët.
“Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online.
Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2.
E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat.
Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë:
reduktim i aktivitetit fizik,
reduktim i ndërveprimit social,
reduktim i mirëqenies psikologjike,
probleme psikopatologjike,
risku i obezitetit,
risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri,
mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe
problemet e performancës së mësimnxënies.
Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: ?ua ngjisin të tjerëve?!
Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah!
Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021.
Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 ? 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë.
Gjetjet kryesore:
HAPJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME RRITJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.
MBYLLJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME ULJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.
INCIDENCA E SARS-COV-2 TE NXËNËSIT ISHTE MË E ULËT SE NË POPULLATËN E PËRGJITHSHME.
INCIDENCA TE MËSUESIT ISHTE E NJËJTË ME POPULLATËN E TË NJËJTËS MOSHË.
Gjetje mbi infeksionet dytësore:
Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore.
Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla.
Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1).
Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që:
Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19.
Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.
TË DHËNAT MBËSHTESIN MË TEJ KONSOLIDIMIN E NOCIONIT QË RISQET E SHKAKTUARA NGA MBYLLJA E SHKOLLAVE JANË MË TË MËDHA SE PËRFITIMET.
Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t?i lëmë fëmijët të qetë që të jenë femijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, TË JETOJNË!’/CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun, Erion Vel...
Ditën e sotme drejtoresha e Agjenisë Kombëtare të Informacio...
Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo javë p...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë më të madhe ...
Moti për ditën e diel, 28 mars 2021, do të jetë me kthjellim...
Gjërat mund të vijnë në një kulm dramatik për ju. Mund të du...
Mësimi online mund të të paraqesin më shumë rreziqe për shën...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar më sh...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin ...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbroj...
Kardiologu i spitalit “Shefqet Ndroqi” Meriton Siqeca, ka sh...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm më k...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manati...
Aktori i njohur shqiptarë nga Shkupi, Luran Ahmeti ka humbur...
Gjatë ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...
Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshme, po...
Koordinatori Kombëtar për Shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...