Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Aktori Robert Ndrenika është vënë ditët e fundit në sulme të një pas njëshme, për shkak se është përfshirë në spotin e fushatës së Partisë Socialiste.
Pavarësisht se Ndrenika ka një jetë të pasur në kinematografinë shqiptare, shumë persona hedhin baltë mbi figurën e tij, për shkak të përfshirjens me një parti politike.
Por aktori Astrit Cerma, i ka dalë në mbrojtje, duke kujtuar kohën e largët të vitit 1997, kur Shqipëria ishte në mes të luftës.
Përmes një postimi në rrjetin social, aktori kujton pak nga ajo kohë, kur festonin 60 vjetorin e kolegut të tij në qytetin e Elbasanit dhe mes tyre kishin edhe nga ata që ishin spiuna të partisë. Por pavarësisht kësaj, shoqëria mes tyre ka qenë e mirë.
Aktori thekson se kanë kaluar plot 24 vjet që nga ajo kohë dhe sipas tij çuditërisht, ata njerzi që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë, kanë mbetur po ato, por, tani kanë vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajnë, kërcënojnë, kafshojnë.
Postimi i plotë i aktorit:
I dashur Berti….
Të kujtohet 60 vjetori i Demirit.
U mblodhëm të gjithë, ti, Kadriu, Luftari, Vangjushi, shokë dhe kolegë..
Ishin ditët e para të muajit të parë të atij viti ogurzi.1997
Në atë kohë, me ta marr vesh se Teatri Skampa do të festoi ditlindien e Artistit të Popullit Demir Hyskia, militant të partisë e të pushtetit të asai kohe u sulën të tërbuar me shantazhe e kërcënime.
Nuk mund ta harroi dhe nuk mund të rri pa e përmendur një profesor tek ?Aleksandër Xhuvani?, që ?para 90-tës? gjysma e dhëmbeve i kishte rënë duke sharë imperializmin, revizionizmin, Niçen e Dostojevskin, dhe pas 92, gjysma po i binte duke mallkuar e anatemuar, komunizmin, socializmin, Marksin e Kadaren. Më erdhi në zyrë si i tërbuar dhe duke shkumbëzuar më ?këshilloi?:
?Po festove pervjetorin e ish komunistit, e ish deputetit, ne, demokratët nuk ta falim..Festoje po..gjej brimë e futu masanej?..
?Do ta festojm, ja preva. Do ta festojmë sepse do të festojmë ditlindien e njeriut dhe artistit të nderuar të Elbasanit e të Shqipërisë.?..
Për ndonjë fond shtesë as nuk u bë fjalë fare. Nga ministria e nga bashkia, na erdhën vetëm dy shkresa me dy fjalë edhe një apostrof: “S’kemi fonde..”..
Problemin e zgjithëm me ndihmën e shitsave dhe tregëtarëve Elbasanas, që na dhuruan pa hezitim para edhe dhurata të ndryshme për Demirin, por, ajo që na u dhimbë për atë festim dhe na vuri në “siklet” ishte përgjigja e Ministrit Teodor Laço dhe K.Bashkisë Elbasan Engjëll Daklit..
I pari më mori në telefon dhe më sqaroi me shumë “falje” se nuk mund të merrte pjesë, sepse “ishte i ftuar në një ekspozitë”, ndërsa i dyti na solli një shkresë ku shënohej:” Të shtunën, ora 10, kam pritie populli”…
Fill pas këtyre, edhe kryetari P.D së qytetit na sjell një “kërkesë” për sallën e teatrit për një farë “konference” që do të bënte në shkallë rrethi me antarët e partisë së tij pikërishtë ditën shtunë në orën 10…
Ne, organizatorëve të ditlindies, na krijua një far bindie se ishim rrethuar kaq keq nga pushteti “blu”, sa, hothëm dhe mendimin që të mos ftonim asnjeri, por ta festonim brend për brenda teatrit.
Sidomos, për ty Berti, nuk ta kam thënë më vonë sepse më vinte zor, por, po ta them tani, ngula këmbë unë:.
“Berti ka qenë deputet i P.D kështu që…Siç po i shohim hesapet e kësai kohe, kam frikë se do ta fusim “në siklet” si këta të tjerët. Bëjmë sikur e kemi harruar ta lajmërojmë, edhe..”…
Më kundërshtoi me të madhe Et’hem Lulja: “Berti është Berti, është shoku i jonë më tha. Ai është artist i madh por është edhe njeri i madh…
“Edhe Ministri shkrimtar i madh është, ja ktheva, edhe kryetari bashkis inxhinjer i madh, edhe kryetari i partisë, edhe për njerës të mëdhenjë i njohim, por…”….
Mban mend. Ne vendosëm të vimë edhe erdhëm dhe të takuam në Tiranë.
U gëzove pa masë dhe na qetsove pa masë: “Do ta festojmë ditlindien e Demirit. Të shokut e kolegut tonë. Aq mirë do ta festojm sa…
Dhe e festuam..
Të shtunën erdhët të gjithë, Kadriu, Luftari, Vangjushi.
U harrua “ftesa e ekspozitës” dhe së bashku me ju erdhi edhe Ministri, Teodori me kujtimet e tia të mrekullueshme. Sapo e mori vesh kryetari i Bashkisë Engjëlli ardhjen tuaj” e shtyu pritien e popullit”, mori me vete humorin e tij dhe erdhi..
Salla u mbush plot me kolegë, shokë, elbasanas…
Kan kaluar 24 vjet që at’herë…
Çuditërisht, ata soj njerzish që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë kan mbetur po ato, por, tani kan vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajnë, kërcënojnë, kafshojnë..Punë e madhe..
Edhe ne mbetëm po ata…
Të kujtohet një batutë që ta thoshte kolegia, shkodrania, Vjollca me dukej quhej, tek komedia “Udha e Zavalinajve” e Thanas Borodanit:
– Luj more prej vendit..
– Luj ti- i përgjigjeshe. Ti luj. Se unë jam mirë e shumë mirë këtu ku jam…
Ndaj i dashur miku jonë, të uroj një gjumë të qetë për prehjen tënde. Një mëngjes të lehtë për të dashurit që të rrethojn. Një kafe të ëmbël për shokët e kolegët që të presin. Një shëtitje shlodhëse, për njerzit që të përshëndesin. Dhe një rrol të ri për skenën dhe ekranin që aq shumë i ke nderuar…/CNA.al
Nga Albert Gjoka*Pas përfundimit të Panairit Online të Libri...
Infektohet me COVID-19, aktori dhe shkrimtari i njohur shqip...
Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës na dërgoi ftesa: Filipit...
Theofan Bita, lindi në qytetin e Gjirokastrës në 27.03.1947....
E kremtja e (Evangjelizmojit) Ungjillizimit e Gjithmonë Vir...
Në shkrimin e saj “Dhjetë gjëra që duhet të njohim rreth Rev...
Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka përkujtuar përvjetorin e v...
Teksa sot është 14 Marsi dita e Verës dhe të gjithë janë pë...
Aktori shumë i dashur për shqiptarët Xhevahir Zeneli, festo...
Muzika klasike në Shqipëri kanë nxjerrë shumë talente, të ci...
Shpesh njerëzit duan të bëjnë rolin e Zotit, sepse duan që a...
Sorsi “mbiu” në Shqipëri me anë të Fran Nazit. Me origjinë n...
Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soli...
Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompo...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Kr...
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 sken...
Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botë...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën e art...
Në gati dhjetë vitet e fundit, ndërsa unë shënoj gjysëm shek...
Këngëtari i mirënjohur Devis Xherahu ka sjellë serenatën e d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...