14 marsi/ Këto janë dy ngjarjet historike në qytetin e Pogradecit
Teksa sot është 14 Marsi dita e Verës dhe të gjithë janë pë...
Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka përkujtuar përvjetorin e vdekjes së ikonës së kinematografisë shqiptare Sandër Prosit. Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se ai ishte një burrë fisnik dhe i shtruar si në jetë edhe në art. Ai ka kujtuar edhe momentet kur është takuar me të për herë të parë
?Çfarë humbje KOMBËTARE.Po kujtoj sot jo ato që përfytyron çdo kush sa përmëndet emri Sandër Prosi. Në verën e vitit 1965 e pata fare pranë në oborrin e Teatrit Popullor. Një burrë sugjestionues me cigare ishte pranë meje e përshëndeta, me buzëqeshje ma ktheu duke përkulur kokën . E kujtoj si tani! Mendoni ishte 45 vjeç në atë kohë, ndjesia ime sikur ishte goxha burrë në moshë!!!?,shprehet Shanaj
?SANDËR PROSI. ( Përvjetor i ikjes).
Burrin e pashëm,fisnik , të shtruar si në jetë dhe në Art, e kam parë për herë të parë direkt në Teatrin Popullor ,në rolin e shkëlqyer të Horatit ! Ajo përshtypje e mikut të besës sipas atij roli të Shaekspirit në “Hamleti”, më ka mbetur edhe sot për njeriun Sandër Prosi. Horati ishte shkruar për Prosin tonë shumë shekuj më parë. Na iku në mënyrën më të dhimbshme , ishte 65 vjeç. Sa i ri?!
Çfarë humbje KOMBËTARE.Po kujtoj sot jo ato që përfytëron çdo kush sa përmëndet emri Sandër Prosi. Në verën e vitit 1965 e pata fare pranë në oborrin e Teatrit Popullor. Një burrë sugjestionues me cigare ishte pranë meje e përshëndeta, me buzëqeshje ma ktheu duke përkulur kokën . E kujtoj si tani! Mendoni ishte 45 vjeç në atë kohë, ndjesia ime sikur ishte goxha burrë në moshë!!!.
Ai paskesh qënë fare fare i ri. Në ato vite posterat me portretin e tij nga filmat ” Detyrë e posaçme” dhe ” Vitet e para ” të regjisorit Kristaq Dhamo, na ishin ngulitur në sy! ishte bërë ylli i kinemasë që në hapet e parë të kinematografisë shqiptare!Kujtoj ecjen e tij gati unikale dhe si një meditim non stop. Vitet ikin vrullshëm në moshën studentore.
Pas katër vitesh ishim së bashku në filmin ” I teti në bronx” të Viktor Gjikës. Po xhironim në atelie.Sandri kishte përqëndrim gjatë ushtrimit të provave . Unë isha në krevat, futet dr Borova dhe fillonte teksti. Paralelisht punonte edhe grupi i xhirimit si vendosja e kamerës , ndriçimit , zërit etj. Ndriçuesit të hipur në skelat e dekorit mbi tavanin e dhomës komunikonin me njëri tjetrin.
Kjo e pengonte Sandrin dhe për të evituar zhurmat vuri ca pambuk në vesh. Unë i shtrirë në krevat, i ri 25 vjeç, duke e parë që vuri pambuk , hapja gojën dhe nuk nxirrja zë. Nuk po më dëgjonte , provoi të lëvizte pambukun dhe përsëri nuk po dëgjonte!!! E mori vesh humorin tim dhe më erdhi pranë e më drejtoi dorën duke më thënë: Ah, qerrata! Qeshëm, ky xhest më pas u bë si çelsi i një miqësie të bukur ndër vitet që pasuan. Ishim në Mbasdeje ,flinim në baraka të sharrave në xhirimin e filmit ” Guximtarët ” të Gëzim Erebarës.
Një pasdite , mes atij pejzazhi malor, ishim së bashku duke biseduar dhe me cigaren që nuk dinte ta ndalte, i mjaftonte ndezja e parë se më pas cigarja ndizte cigaren, aty më thotë: E ke vënë re që këtej nuk përdor këmishën e bardhë dhe rri vetëm me bluzën e tutave? – Jo, i them.
– E ruaj për në Tiranë, pasi nuk kam tjetër.Edhe pushime të verës kam shumë vite që nuk kam bërë, pasi në kohën e pushimeve të teatrit vij në filma për të marr një rrogë plus! …… I ndodhi një tronditje një ditë, në kohën e luftës së tmerrshme kundër liberalizimit. Ishte rregull që në ora 9.00 bëhej apeli në teatër .
Sandri nuk e dëgjoi emrin! Iku, me trazimin se” Më paskan hequr nga Teatri”një njeri i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe, shkon në shtëpi dhe tenton të vrasi veten. Kur vajta në spital, më thotë: Për dy gishtë, kisha mbaruar punë!Vite më vonë, ishim duke pirë kafe te Drini, një e dielë me diell, fillim shkurti: Në atë kohë përgatiteshim për filmin ” Plumba perandorit” .
Sandri ishte duke folur me fytyrë nga dera, ne të tjerët po ndiqnim bisedën, kur pa pritur Sandri mbeti pa folur, kthejmë kokën shikojmë dy vajza me nga një tufë mimozash në dorë. Njera qe e gjatë e bukur, ja ngriu shikimin dhe fjalën.Goca sikur ndjeu çdo gjë dhe erdhi me tërë atë çudi pamje që na dhuroi, u afrua dhe i dha Sandrit dy degëza mimoze.
Mendoni buzëqeshjen fisnike të Sandër Prosit për xhestin e asaj vajze. Atë vajzë më vonë e mora në film për një paraqitje në një episod.Gjatë filmit Sandri erdhi te unë për hatër të miqësisë p?r një rol karakteri, po bashkëpunimi dhe ndihmesa ishin të pa shlyeshme. Po kujtoj copëza jete nga Artisti më i njohur i ekranit shqiptar, në këtë përvjetor të ikjes!
Rolet ju ja dini, njeri më i arritur se tjetri , mjafton Dhaskal Todri, xha Jaho, apo Ismail Qemali e shumë e shumë të tjera, duke u kthyer deri te Othello.Unë po them copëza jete! Futem një ditë në kafe te 15 katëshi . Dukej fisnikërisht i ëmbël në komunikim me njeriun në tavolinë. Ma bëri me dorë, vajta dhe personi tj iku.
Më zgjati cigaret Partizani,unë nxora DS , qeshi dhe më tha: Pse nuk ma respektove paqetën! Qeshëm. I them, po kënaqeshe me atë personin. Sandri qeshi dhe më tha: Ishte një simpatizant që ti e di, vijnë dhe shprehin fjalë të mira! Unë, nuk i kundërshtojë dot! Po sot në fakt kam harruar pa ndërruar baterinë e aparatit të dëgjimit dhe nuk dëgjoja asgjë! Doja të dëgjoja veten time!
Pas kaq vitesh kujtoj nga Sandër Prosi, njeriun që në çdo takim do diskutonte për punën e radhës, më jepte këshilla për dramaturgjinë e filmit që do të bëja. Në një dokumentar timin ” Berati” erdhi si narator, i pëlqeu teksti i shkruar nga Shpëtim Gina dhe kur e lexonte donte të ribënte dubla, ta bënte sa më mirë! Sandrit nga violina që kish studiuar i kishte mbetur shpirti delikat ! Të dëgjonte me vëmëndje dhe më pas me qetësi të pyeste! Nuk kam rastisur njeri të dytë në jetë që ta respektoj bashkëbiseduesin si Ai!
Legjendë e gjallë që edhe pas kaq vitesh është këtu mes nesh! Në atë ditë marsi erdhi lajmi për ikjen tragjike të burrit më fisnik e të të famshëm të ekranit shqiptar! Askush nuk di të thotë si ndodhi! Pas ka mbetur vetëm imazhi i burrit të bukur, të mënçur dhe të urtë që kish lindur për ekranin ,pa menduar se si ishte çasti fatal!?, shkruan Shanaj./CNA.al
Teksa sot është 14 Marsi dita e Verës dhe të gjithë janë pë...
Aktori shumë i dashur për shqiptarët Xhevahir Zeneli, festo...
Muzika klasike në Shqipëri kanë nxjerrë shumë talente, të ci...
Shpesh njerëzit duan të bëjnë rolin e Zotit, sepse duan që a...
Sorsi “mbiu” në Shqipëri me anë të Fran Nazit. Me origjinë n...
Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soli...
Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompo...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Kr...
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 sken...
Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botë...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën e art...
Në gati dhjetë vitet e fundit, ndërsa unë shënoj gjysëm shek...
Këngëtari i mirënjohur Devis Xherahu ka sjellë serenatën e d...
Ditën e djeshme u nda nga jeta legjenda e poezisë dhe e poli...
14 Shkurti, dita e kujtimit të Shën Valentinit festohet ng...
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori shqi...
Që të kuptojmë çfarë është ufologjia, në fillim duhe...
Skicë-O burrë, boll me katër kupa gështenjash në ditë se dy ...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot aktorin e famshëm korça...
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...