web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KE hedh poshtë deklaratën e Ramës/ “Nuk përfshihemi në fushatë”

23 Mars 2021, 19:36, Politikë CNA

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku pretendonte për përfshirje në fushatë të Komisionit Evropian në krah të Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur reagimi  nga zyra e shtypit të KE-së në Bruksel.

Përmes një njoftimi KE hedh poshtë akuzat e Ramës ku shprehet se nuk do të përfshihen në fushatën elektorale.

?Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor.

Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj?, thuhet në njoftim./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga