web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata cakton seancën paraprake

18 Mars 2021, 10:48, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin se cili gjyqtar do të shqyrtojë për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës dhe shorti i ka rënë  gjyqtarit Bedri Qorrit.

Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.

Mbi ish-efektivin e Shqiponjave, Nevlado Hajdari rëndon akuza e vrasjes me dashje. Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj./CNA.al





Lajmet e fundit nga