web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen emrat/ Kush janë kandidatët e LSI me precedent penal

17 Mars 2021, 09:46, Aktualitet CNA

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duket se kanë vendosur që edhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të sfidojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Prej disa muajsh, SHBA-BE u kanë bërë thirrje partive politike që të shmangin nga lista e kandodatëve për deputetë persona që preken nga dekriminalizimi.

Pas ridorëzimit të listave, KQZ u shpreh se PD dhe PS plotësonin kriteret ligjore, ndërsa sa i takon LSI-së deklaroi se ka disa kandidatë të inkriminuar.

CNA.al po zbardh emrat e kandidatëve të LSI të cilët preken nga dekriminalizimi, ndonëse një pjesë e tyre janë në fillim të listës dhe synojnë të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Vojo Bregu- Në listën e Tiranës, ndonëse larg vijës fituese, Meta dhe Kryemadhi kanë përfshirë edhe Vojo Bregun, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë kur drejtohej nga Edmond Panariti. Sot në duar e SPAK ka një dosje me 500 faqe për Vojo Bregun, i kallëzuar për afera në Ministrinë e Bujqësisë, sidomos me tendera, për të cilët i bënte letrat që t?ua jepte ?miqve?.

Miranda Rira- Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, për të cilën është depozituar në SPAK një dosje për shpërdorim detyre, është vendosur nga Monika Kryemadhi e gjashta në listë në Qarkun e Elbasanit. Rira do mbahet mend gjatë edhe për ?pushtimin? e Bashkisë së Përrenjasit me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së.

Ermir Gjinishi- Monika Kryemadhi ka renditur të tretin në Elbasan, teologun Ermir Gjinishi, ish-nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit në vitin 2002, një zyrtar i lartë i KMSH. Gjinishin e larguan nga KMSH në rrethana të paqarta, ndërsa ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Komunitetit dhe drejtuesve. Departamenti Amerikan të Shtetit, në një dokument të vitit 2004, thekson se për vrasjen e Sali Tivarit autoritetit kanë arrestuar Ermir Gjinishin, i cili më pas u la i lirë. Sipas dokumentit, Gjinishi mbështetej nga fondacioni Al Haramain, me lidhje të forta me grupet ekstremiste.

Sokol Skura– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kandiduar të pestin në Elbasan Sokol Skurën. Skura është arrestuar edhe në 2015 për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata. Skura ka qenë nëndrejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Partia Socialiste e largoi në vitin 2015, pasi u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Edmond Ndou– Monika Kryemadhi ka vendosur Edmond Ndoun të dytin në listën e Shkodrës. Ditët e fundit Ndou ka nisur një fushatë marketingu, për të nxjerrë në pah ?vlerat? e tij. Ministria e Drejtësisë njoftonte në vitin 2017 shkarkimin e Ndout nga detyra Regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe kallëzimin e tij në fushatë, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore. Në atë kohë ministër Drejtësia ishte Gazmend Bardhi. Nuk dihet se çfarë është bërë me këtë kallëzim, por sot Bardhi dhe Ndou janë në një front.

Erald Alika– Erald Alika është pjesë e kandidatëve për deputetë të LSI në Gjirokastër. Ai është arrestuar vite më parë nga policia, pasi në makinën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov, i cili më pas rezultoi se i përkiste shokut të tij Olti Zekaj. Dy të rinj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta./CNA.al





Lajmet e fundit nga