“Të kufizohet pushteti absolut i Ramës”/ Ish-ministri jep idenë: Jo më shumicë e cilësuar, 10-12 deputetë t’i dalin kundër
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka përfunduar hetimet e procedimit penal , ardhur për kompetencë hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i regjistruar për veprën penale ?Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar?, në ngarkim të shtetasve Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Shpëtim Marku, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi dhe Armelin Zeza.
Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se:
Shtetasi Shpëtim Marku, banorë i lagjes Xhafzotaj, Shijak, gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara me datë 25.06.2017, ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë që kishte votuar më parë në emër të tij.
Shtetasi Armelin Zeza ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1508 0, me adresë të QV: Shetel në Shijak, i përbërë nga shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa ?b? të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë? kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1336 0, me adresë të QV: Rubjek Shkolla 9-vjeçare në Shijak, i përbërë nga shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa ?b? të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë? kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Komisioni zgjedhor i Qendrës së Votimit nr. 1335 0, me adresë të QV: Rubjek, Kopshti në Shijak, i përbërë nga shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa ?b? të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë? kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.
Me shkresën nr. 6806, datë 28.07.2020 të Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës, janë administruar çertifikatat e vdekjes për shtetasin Kasem Lala, në të cilën është shënuar si datë e vdekjes së këtij shtetasi më 03.10.2018 dhe për shtetasin Besim Bregu është shënuar si datë e vdekjes më 29.12.2018.
Në përfundim të hetimit, më datë 05.03.2021 i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:
Pushimi i hetimeve për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu të dyshuar se kanë kryer veprën penale ?Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar?(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017? parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, për shkak se kanë vdekur.
Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, në ngarkim të pandehurve:
Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi, të akuzuar se kanë kryer veprën penale ?Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar?(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017? parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal.
Shpëtim Marku i akuzuar për veprën penale ?Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar?(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017? parashikuar nga neni 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.
Armelin Zeza i akuzuar për veprën penale ?Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve? dhe ?Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar? (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017? parashikuar nga neni 326 pgr. 1 dhe 327/a pgr. 1 të Kodit Penal./CNA.al
Në ceremoninë e posaçme të organizuar nga MEPJ, ministrja pë...
Një grua rreth të 60-tave, ka humbur jetën në urbanin e Shko...
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka renditur premtimet e dësh...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lar...
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, ndaj kundërshtarëve...
Një 31 vjeçar është prangosur, pasi dyshohet se ka abuzuar s...
Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka “s...
Ambasadorja Yuri Kim në një deklaratë për shtyp shprehu mbës...
Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,...
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka thyer heshtjen për herë të parë...
Covid-19 i ka marrë sot jetën një tjetër figurë të njohur.Is...
Një mjeke endokrinologe e infektuar me koronavirus ndodhet n...
Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar shpërthimin apokaliptik të n...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas angazhimit ...
Gazetari i njohur korçar Arben Kosturi ka ndërruar jetë në m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë.Një 27...
Paraditen e sotme ka ndërruar jetë Alban Hidri 32 vjeç si pa...
Dosja e Artan Shkëmbit ka përfunduar në prokurorinë e Tiranë...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur një deklaratë për mediat ...
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim , ka reaguar përmes...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...