Sherri gjatë ndeshjes, trajneri kap kundërshtarin dhe e përplas në tokë
Një moment tejet interesant është regjistruar në kampionatin...
Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, mohon të gjitha lajmet që u përhapën dje nga burime brenda grupit drejtues të klubit shkodran se Tomas Brdariç ishte shkarkuar nga drejtimi i skuadrës. Sipas tij, kjo nuk ka qenë asnjëherë tema e diskutimeve të djeshme dhe është keqinterpretuar, edhe pse vetë trajneri më pas e pranoi për mediat se nuk ishte më në stolin e Vllaznisë. Në ?SuperSport?, Xhaferi theksoi se çdo diskutim ishte bërë për të ardhmen e klubit në një moment krize, që të mos rrezikohej objektivi i vërtetë i edicionit që ishin Kupat e Europës, edhe pse ai personalisht nuk e përjashtonte skuadrën nga lufta për titull.
?Ky është kampionati më i forte se është rikthyer Vllaznia, shihet diferenca me ku ishim një vit më parë e ku jemi. Vllaznia ka zbukuruar kampionatin me rikthimin e saj dhe besoj se do të jetë gjithmonë në këto nivele në vijim.
Trajneri? Ne si klub nuk kemi dalë me deklaratë që kemi larguar trajnerin, është e rëndësishme për t?u theksuar. Çdo media duhet t?i referohet klubit, kemi pasur diskutime dhe kjo është normale.
Nuk mund të menaxhoj mediat, ndoshta një diskutim i hapur mund të ketë dalë jashtë. Por kur merret një vendim i rëndësishëm për trajnerin, ne jemi klub serioz dhe menjëherë do të ishte bërë zyrtar. Ka qenë diskutim i brendshëm brenda familjes se nuk jemi të kënaqur me rezultatin dhe brenda diskutimeve mund të ketë pasur pakënaqësinë njëri me tjetrin, kemi vendosur kushtet tona si do të vazhdojmë. Pastaj diskutimi në dhomat e zhveshjeve më lojtarët ka qenë teknik i trajnerit, unë marr pjesë në mbledhje si mbështetje për trajnerin për të vazhduar projektin. Humbja ishte e dhimbshme po nuk do të thotë se ishte fundi. Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe ndeshjet përpara shpresojmë të ecim në objektivat që kemi paracaktuar.
Ardhja e Brdariç te Vllaznia ka sjellë risi në kampionatin tonë si nga filozofia e lojës dhe mënyra e trajnimit. Mendoj se brenda një familje e skuadre mund të ketë probleme të ndryshme. I kam dhënë besim të plotë, për çdo problem, edhe ekipin do ta ketë në krah. Edhe lojtarët kanë mbështetjen tonë dhe i kemi dhënë hapësira. Mund të ketë qenë ndonjë element që ka pasur hatërmbetje, për pjesëmarrjen, por situata është nën kontroll. Do të vazhdohet stërvitja që nesër për të vazhduar projektin tonë.
Vllaznia është aktualisht nën administrimin e Bashkisë, ne jemi afruar për të dhënë asistencë si donatorë e asistencë teknike se klubi është në proces shitje dhe shpresojmë të vazhdojë projekti që është nisur.
Nuk dua të anashkaloj punën e mirë që ka bërë trajneri. Ai ishte hero e vazhdon të jetë hero në këndvështrimin tim. Ishte një moment ku Vllaznia nuk kishte pasur shifra të tilla asnjëherë në historinë e saj. Jemi të kënaqur, por duhet pranuar që në ndeshjet e fundit Vllaznia ka pasur ngërç e ne duhet të vlerësojmë me kujdes se nëse ecim kështu rrezikojmë, rrezikojmë objektivat. Pastaj presioni në Shkodër është i madh, kanë krijuar një pritshmëri ndoshta jashtë mundësisë. Jemi të lumtur që ia kemi krijuar këtë pritshmëri, por është e rëndësishme që të vazhdojmë me objektivat.
Nuk e themi fjalën titull por nuk e përjashtojmë, vazhdoj të mos e përjashtoj. Ky nuk është presion, në fund duhet të arrijmë objektivin. Por mos harroni që ka gjëra delikate, jemi në proces privatizimi, ndoshta është procesi më delikat për të ardhmen, duke pasur parasysh edhe licencimin që afatet po afrohen. Shpresoj të jetë e shpejtë në këtë krah që projekti të vazhdojë. Unë e kam për të ardhmen, jam optimist që do arrijmë objektivat. Por Vllaznia duhet ridimensionuar në të gjitha aspektet, nga infrastruktura te akademia.
Kthimi i trajnerit nga lojtarët? Duhet kuptuar se në momentin që ka pasur diskutime, ka pasur edhe reagime nga lojtarët pozitive për trajnerin, madje edhe nga tifozët që kanë pasur reagime nga pozitive. Normalisht për ne është ngrohje e madhe që lojtarët e duan, është gjysma e punës. Por nuk kemi marrë vendim për shkarkimin, kemi qenë në faze diskutimesh. Ai thotë që lojtarët kanë ndikuar pozitivisht e kanë marrë përgjegjësi, për ne ka qenë gjë optimiste që na dha shpresë se ekipi do të ecë mirë përpara.
Mendoj që në moment të caktuara mund të ketë pasur eufori, entuziazëm. Ky është momenti i reflektimit, ia kemi thënë lojtarëve që Vllazninë jeni ju që e keni bërë me ato ndeshje të bukura, e ju mund ta bëni prapë. Kjo është një krizë, janë disa ndeshje jashtë pritshmërisë. Mendoj se është një moment reflektimi. Ne jemi në garë për të gjitha, për titullin e pse jo për të arritur objektivat.
Kush i merr vendimet? Te Vllaznia kemi krijuar një model që gjithsecili të marrë detyrat që i takon, duke filluar nga drejtori teknik që ka bërë ekipin te trajneri që nuk ka asnjë ndërhyrje te puna e tij. Pastaj kemi krijuar grup pune që kemi vendosur për trajnerin, këtë moment është kryetarja e bashkisë që është presidentja e klubit, un kam asistuar. Janë pjesa tjetër e stafit që kemi diskutuar, ka unanimitet të plotë në mendimet tona Nuk është momenti të themi kush i merr vendimet, është e rëndësishme të kalohet faza e privatizimit se në fazën e dytë pozicionet janë më të optimizuara nga organigrama. Nuk kemi divergjenca e kundërshti, kemi bërë diskutime dhe projekti nuk ka qenë diskutim vazhdimësie i trajnerit, por vetëm si të përmirësohet situata?, tha ndër të tjera Xhaferi.
Një moment tejet interesant është regjistruar në kampionatin...
Partizani arriti të mundë Tiranën në derbi me rezultatin 1-2...
Pas kualifikimit për në raundin e 1/8 në Ligën e Kampionëve,...
U mbyll java e 24-të ku pati edhe rezultate surprizë që ndos...
Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet pas ndeshjeve t...
Kanë përfunduar 4 sfidat e javës së 25 të Bundesligës gjerma...
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e fundit e javës së 2...
Pas mungesës në 21 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtim...
Schalke 04 ndodhet në krizë totale, renditet në vend të fund...
Partizani është rikthyer te rezultatet pozitive pas zhgënjim...
Dinamo rikthehet në vendin e parë, pasi ka mposhtur në derbi...
Fitorja në derbi, sigurisht që ka sjellë një atmosferë pozti...
Skënderbeu ka dalë pa pikë nga ndeshje e sotme shtëpiake për...
Fitorja në derbi është gëzim i madh dhe Gazmend Demi nuk mun...
efik Halili, presidenti i Tiranës, pas ndeshjes derbi që bar...
Derbi i takon Partizanit, kreu Laçit pas fitores me Skënderb...
Thomas Brdaric do vijojë të jetë trajner i Vllaznisë. Ka qen...
Duke filluar nga ora 13:00, do të luhet derbi i kryeqytetit,...
Kreshnik Cjapi do të japë drejtë- si në sfidën e sotme mes P...
Trajneri Edi Reja është duke menduar për listën e lojtarëve ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...