web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

10 Mars 2021, 18:29, Sociale CNA

Ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi pritet të jetë i forcës 2 dhe 4 ballë.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -5°C deri në 6°C

zonat e ulëta 1°C deri në 13°C

zonat bregdetare 4°C deri në 12°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga