web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ 30 fëmijë të një çerdheje infektohen me koronavirus

8 Mars 2021, 11:44, Sociale CNA

Në qytetin e Durrësit vijon të mbetet situata shqetësuese nga Covid-19. Ditën e sotme janë konfirmuar 30 fëmijë të një çerdheje në zonën e Spitallës në Durrës me koronavirus duke e kthyer kështu këtë qytet në një vatër të nxehtë infektimi.

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion. Ndër të tjera numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet vijon të jetë në rritje.

Familjarët e të sëmurëve kanë shprehur shqetësimin për mungesën e stafit brënda spitaleve. Ndërkohë pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel./CNA.al





Lajmet e fundit nga