Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot
Dita e merkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjell...
Rreth një vit më parë, Italia, e më pas Europa, përfshirë Shqipërinë, nxituan të vendosnin karantina të ashpra përballë rrezikut të një pandemie, që në atë kohë nuk njihej mirë, por që po shkaktonte rritje të shpejtë të fataliteteve në shtetin përtej detit.
Një vit pas fillimit të pandemisë, pasojat e Covid-19 janë të dukshme, si në rritjen e vdekshmërisë ashtu dhe në ekonomi. Europa ka shënuar recesionin më të keq që pas luftës së dytë botërore, ndërsa rritja e vdekshmërisë në vendet e BE-së në 2020-n është luhatur mesatarisht me 10-20% më shumë në raport me mesataren e 5 viteve të kaluara.
Efektet kanë qenë të dukshme edhe në Shqipëri, por më të larta në rritjen e vdekshmërisë së popullsisë. Në të kundërt ekonomia e ka rimarrë disi veten pas karantinës së fortë mars-majit, për shkak se ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që shtrënguan sërish në dimër, tek ne u morën vetëm masa të lehta kufizuese.
Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës.
Gjendja Civile raporton vdekjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë (ku përfshihen dhe të huajt). Në krahasim me të dhënat e INSTAT, që raporton vetëm vdekjet e rezidentëve shqiptarë, ky i fundit ka një diferencë prej rreth 5% më pak, ose rreth 8,100 rezidentë shqiptarë më shumë, që rezultojnë të kenë humbur jetën që pas fillimit të pandemisë.
Humbje jetë të deklaruara nga pandemia në spitalet Covid-19 deri në 28 shkurt, sipas burimeve zyrtare ishin 1796, ose 4.7 herë më pak se shtesa e vdekjeve në një vit pandemi.
Grafiku i vdekjeve mujore tregon një lidhje të drejtë mes kulmeve të pandemisë (rritja e numrit të rasteve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve të raportuara) dhe shtesës së fataliteteve.
Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit. Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.
Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë vdekje më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 fataliteteve më shumë.
Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë, por duke mbetur poshtë niveleve të muajit të fundit të 2020-s. Në shkurt janë shënuar rreth 3500 humbje jete në totale, me rritje prej 79% në krahasim me shkurtin 2020, ose rreth 1500 persona më shumë. Mesatarisht në shkurt humbën jetën 125 persona në ditë nga rreth 68 persona një vit më parë.
Ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që kanë arritur të frenojnë valën e pandemisë në shkurt, për shkak të karantinave të forta të zbatuara në dhjetor- janar, në Shqipëri, humbja e jetëve, edhe atyre të deklaruara zyrtarisht, vijon të jetë tepër e lartë. P.sh, në datën 1 mars, Shqipëria raportoi 20 vdekje nga pandemia, Gjermania 60 dhe Italia 246. Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 vdekje për 1 milionë banorë, ose 10 herë më të lartë sesa Gjermania (0.72) dhe 1.7 herë më shumë se Italia (1.72).
Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.
Që nga fillimi i pandemisë, në periudhën mars 2020-shkurt 2021 kanë humbur jetën 83 persona në ditë, përkundrejt 60 persona në ditë të së njëjtës periudhë të një viti më parë./Monitor
Dita e merkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjell...
Ashtu si në ditët e fundit, edhe nesër vendi do të karakteri...
Shkrimtarja Mira Meksi ka dhënë lajmin se i është mundësuar ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale p...
Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave ...
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në zonat b...
Në 24 orët e fundit janë shënuar shifra tragjike për sa i pë...
Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të v...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15...
Marsi është muaji i bukur i festës së mësuesve tanë të dashu...
Kthjellimet do të dominojnë në vendin tonë gjatë pjesës së p...
Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo ...
Java e ardhshme do të nisë me temperatura relativisht të lar...
Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, atëherë edhe moti do...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Situata pandemike në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino duk...
Në Kishën Orthodhokse, Misteri i Pagëzimit është një nga sht...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është mjaft aktiv nëpër r...
Mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...