"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer. Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.
Të hënën në orët e mbrëmjes, (01.03) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza? në Tiranë, mbërritën 15.210 vaksina BioNTech & Pfizer, kjo në vijim të marrëveshjes së drejtpërdrejtë prej 500.000 dozash mes Shqipërisë dhe kësaj kompanie. Deri tani nga kjo marrëveshje në Shqipëri kanë mbërritur 22. 230 doza vaksine anti-Covid.
Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshura të popullsisë. Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera. “Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit?, u shpreh kryeministri Rama.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me me një fond prej 3,9 milionë dollarë. Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA)
Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll
Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e ?uar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsidetueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.
Sipas autoriteteve shëndetësore 56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe?, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.
Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.
Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk u zhvillua. Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.
Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmëroijnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen. Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021./DW
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në zonat b...
Në 24 orët e fundit janë shënuar shifra tragjike për sa i pë...
Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të v...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15...
Marsi është muaji i bukur i festës së mësuesve tanë të dashu...
Kthjellimet do të dominojnë në vendin tonë gjatë pjesës së p...
Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo ...
Java e ardhshme do të nisë me temperatura relativisht të lar...
Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, atëherë edhe moti do...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Situata pandemike në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino duk...
Në Kishën Orthodhokse, Misteri i Pagëzimit është një nga sht...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është mjaft aktiv nëpër r...
Mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që ...
Akademiku Artan Fuga është ndalur tek emigrimi masiv i shqip...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëv...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dje ...
Greqi ka ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situ...
Kthjellime dhe vranësira të herëpasherëshme dominojnë motin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...