Në ditën e gruas, lule për mjeket dhe infermieret e infektivit në Elbasan
Kjo e hënë në 8 Mars përkoi me ditën ndërkombëtare të gruas ...
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të jetë pranë mjekeve dhe infermiereve në spitalin Covid 2, ?Shefqet Ndroqi?. Manastirliu i ka quajtur mjeket dhe infermieret kudo në vend, si kolonat e sistemit shëndetësor.
?Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm dhe japin më të mirën nga vetja për t?i shërbyer tjetrit?, tha Manastirliu.
Duke shprehur mirënjohjen për gratë dhe vajzat në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha se brenda javës përfundon vaksinimi i personelit shëndetësor.
?Mirënjohjen tonë e tregojmë jo vetëm çdo ditë në mbështetjen për punën tuaj, por edhe me investimet që ne bëjmë në sektor, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës, me mbështetjen direkte me rritjen e pagave me 40%, nëpërmjet bonusit special prej 1 mijë euro dhe 500 euro për shërbimet mbështetëse, ku kanë përfituar më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë. Dhe jam e kënaqur që finalizojmë brenda kësaj jave vaksinimin e të gjithë personelit tonë shëndetësor, me synimin për ta mposhtur virusin dhe për ta kontrolluar këtë pandemi, e cila është duke u përballuar pikërisht falë forcës së çdo punonjësi të shëndetësisë?, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar mbështetjen e Ministres Manastirliu, prof. Silva Bala u shpreh: ?Këto gra po bëjnë një sakrificë që duhet të na e kuptojnë i gjithë populli. Që ne punojmë deri në pikën tonë të fundit për të shpëtuar një jetë. Dhe jetë pas jete, çdo ditë pas çdo dite?.
Prof. Alma Cami tha: ?Pasuria jonë më e madhe, e të gjithave ne, është mirënjohja dhe reskpeti, falenderimet e qytetarëve dhe të pacientëve, që shprehin mirënjohjen për jetët e shpëtuara dhe na bëjnë ne që ta vazhdojmë më tej këtë luftë. Dhe do ta vazhdojmë deri sa të krijohet mundësia e kthimit në normalitetin e jetës?.
Dr. Loreta Bici u shpreh: ?Për një vit pandemie, ne kemi harruar festat tradicionale. Festa jonë më e madhe është sfida ndaj kësaj sëmundjeje. Festa jonë më e madhe është shpëtimi i sa më shumë jetëve. Jemi këtu një ekip i tërë, vajza, gra por edhe pjesa tjetër, në cilindo sektor, për të mbështetur fort njëri-tjetrin, për të luftuar fort dhe për t?ja dalë mbanë?.
Në sistemin shëndetësor dhe veçanërisht në spitalet COVID, pjesa dërrmuese e personelit shëndetësor janë gra dhe vajza. Në spitalet COVID shërbejnë 747 gra dhe vajza, ndërsa në të gjithë sistemin shëndetësor janë 17,734 gra, të cilat përbëjnë mbi 60% të burimeve njerëzore./CNA.al
Kjo e hënë në 8 Mars përkoi me ditën ndërkombëtare të gruas ...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa” ka ...
Në qytetin e Durrësit vijon të mbetet situata shqetësuese ng...
Sot është 8 Marsi, që njihet ndërkombëtarisht si Dita e Grua...
Mot kryesisht të kthjellët por më i ftohtë dominon gjatë pje...
Java e ardhshme pritet të jetë një javë “normale” ose “tipik...
Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjelli...
Covid-19 ka bërë që në të gjitha qytetet e Shqipërisë spital...
Një 22 vjeçare nga Korça ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një laj...
Veriu dhe Qendra deri në mesditë moti paraqiten me kthjellim...
Dita e nesërme do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me ...
Ka nisur ditën e sotme trajnimi i 400 infermierëve, të cilët...
Pjesa e parë e ditës, deri në drekë do të jetë nën dominimin...
Ditën e nesërme vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet...
Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënde...
Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga B...
Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gji...
Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër vendin e pret një ditë tj...
Një 27-vjeçare nga Berati, ka humbur betejën me Covid, duke ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...