Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike Bilisht, Ani Merolli, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Merolli ka ngritur akuza të forta ndaj kandidatit për deputët në listat e PD, Bledion Nallbati. Sipas tij, ai e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët më të degjeneruar, tek abuzuesit dhe dhunuesit.
Ai tregon se një grup prej tre banditësh të paguar prej kandidatit për deputet e kanë goditur me dru në kokë dhe për pak sa nuk i kanë marrë jetën. Merolli shkruan se atentatori që donte t?i merrte jetën nuk mundet ta përfaqësojë atë si kandidat për deputet.
Kujtojmë se në Devoll pati një përplasje goxha të ashpër gjatë votimeve për zgjedhjen e kandidatëve. Sherri degradoi deri në përdorimin e armëve.
“ATENTATORI QË DONTE TË MË MERTE JETËN NUK MË PËRFAQËSON DOT MUA SI KANDIDAT PËR DEPUTET
· Të nderuar anëtërë të Partisë Demokratike ?Grupseksioni Qendër Bilisht? Devoll
· Të nderuar amëtarë të Kryesisë së Degës të Partisë Demokratike Devoll.
· I nderuar Kryetar I Degës së Partisë Demokratike Devoll.
Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj për dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht.
Ju të gjithë më njihni mua personalisht, familjen time, farefisin tim dhe besoj e dini mirë që të gjithë pa asnjë përjashtim jemi familje antikomuniste. Shumë prej fisit tim, dajallarë, apo xhaxhallarë janë masakruar në burgjet dhe internimet e komunizmit. Kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre, ne pasardhësit e tyre do na mbajë gjithë jetën antikomunistë. Unë nuk jam bërë demokrat për Sali Berishën, për Ridvan Boden apo për Lulzim Bashën. Unë kam lindur demokrat dhe gjenin nuk e ndërroj dot.
Si demokrat, unë i falem lirisë, demokracisë, besimit në zot dhe në vlerat më të larta njerëzore. Unë nuk kam lidhje dhe nuk bashkohem dot me armiqtë e votës së lirë, mamuthët e korrupsionit, ushtarët e krimit të organizuar dhe çdo lloj modeli të shëmtuar qeveritari që ka prodhuar në këto 30 vjet sistemi në Shqipëri. Ky parim për mua vlen si kur armiqtë i kam përballë, ashtu edhe kur ata mbijnë brenda familjes time politike, qofshin këta ushtarë, mamuthë, apo lidera.Deri dje këtë parim jam përpjekur ta mbroja publikisht edhe në emrin tuaj kur vota e lirë dhunohej në zgjedhjet e brendshme të partisë nga ushtarët e krimit të organizuar, apo kur vlerat tona përfaqësuese përdhoseshin nga llumi i Devollit, atëherë kur në krye na imponoheshin injorantët, hajdutët dhe abuzuesit e pushtetit. Deri dje kujtoja se grami na kishte mbirë në Devoll dhe këtu duhet t?a shkulnim. Për fat të keq, faktet kokëforta tregojnë se fara e keqe ka zënë rrënjë në Tiranë. Nëse duam të shpëtojmë PD-në, atëherë farën e keqe duhet të fillojmë t?a shkulim në krye. Kjo betejë nuk është më vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është e gjithë demokratëve të Shqipërisë. Por është detyrë morale e jona që të distancohemi sot nga fara e keqe që na ka mbirë në bashtën tonë.
Kryetari Basha e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët tanë më të degjeneruar, tek abuzuesit dhe dhunuesit. Nuk është se nuk e dinte, nuk e kanë gënjyer, nuk ia kanë servirur sapunin për djathë. Faktet tregojnë se gjithshka e ka bërë me bindje dhe vendosmëri. Ka qenë i përfshirë personalisht në aleancën me dhunuesit e votës, me trafikantet e hashashit dhe të femrave, me emblemat e korrupsionit lokal. Ka qenë në krye të tyre, së bashku me ekzekutivin e partisë, nga Sekretarii Përgjithshëm, sekretari organizativ e me rradhë.
Ju të gjithë e dini që kandidati për deputet i z. Basha para pak kohesh mua personalisht më ka organizuar attentat. Një grup prej tre banditësh të paguar prej tij më kanë goditur me dru në kokë. Mjekët më konfirmuan se kam shpëtuar rastësisht jetën, vetëm për shkak të fatit së druri kishte kapur 2 cm larg trurit.
Pas meje, në një takim politik në prani të të deleguarve të z. Basha (Florian Mima dhe Endri Hasa) një tjeter njeri i z. Nallbati, ish drejtori i ujësjellsit ushtroi dhunë fizike, duke e goditur Kryetarin e Degës z. Arben Miza. Të nesërmen, një grup tjeter sulmuan me thikë një tjeter anëtar kryesie në fshatin Miras, po në sy të Deleguarve të z. Basha. Kryetari Basha nuk kishte asnjë fjalë ngushëllimi për viktimat e dhunës, asnjë kritikë apo distancim ndaj dhunuesve, asnjë masë statutore kundër autorit dhe organizatorit. Kryetari Basha kishte shitur Devollin, nuk i dhimbseshin demokratët e kësaj zone, nuk i bëhej vonë se i zbulohej aleanca me krimin, nuk turpërohej se i lexohej hipokrizia.
Ne kryetarët e grupseksioneve de facto jemi shkarkuar me propozim të z. Nallbati dhe miratim të z. Basha para një muaji, pasi të gjithëve na ka dubluar me koordinatorë.
Atentatori që donte të më merrte jetën nuk mundet të më përfaqësojë mua si kandidat për deputet. Nëse ai ka mbështetjen kryetarit Basha, atëherë edhe Basha nuk mund të më përfaqësojë si lider. Opozitën e mban në këmbë e drejta dhe morali i pastër. Kush i përdhos ato është tradhëtar dhe armik i opozitës.
Unë nuk nxis askënd që të më ndjekë. Unë dua vetëm të shpjegoj arsyet pse ndahem, dua t?i vë emrin e përveçëm të keqes. Por njerëzve të familjes, fisit, miqve dhe dashamirëve të mij u kujtoj gjakun tim të derdhur me urdhër të kandidatit për deputet. Kur të shkojnë të votojnë, le ta peshojnë edhe këtë arsye, bashkë me arsyet e tyre. Mbase kjo do ndihmojë që të shkulim farën e keqe, në Devoll e në Tiranë.
Me respekt të palëkundur për demokratët e Devollit”, shkruan ai./CNA.al
Plas në PD-në e Devollit/ Grushta mes drejtuesve lokalë, nxjerrin armët
Një ditë pas konfirmimit të listave, kandidati i PS në Korçë...
Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar li...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet...
Në Shqipëri janë ndezur motorët e zgjedhjeve parlamentare 20...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një analizë lidhur ...
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, ka reaguar pa...
Bindja Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgje...
Në prag të zgjedhjeve Partia Demokratike dorëzoi listën me k...
Gazetari KlodianTomorri ka reaguar pas publikimit të listave...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar hartimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat...
Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate ...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja ka dekl...
Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikua...
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar...
Partia Demokratike ka depozituar në KQZ listën me kandidatë...
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar se është pro bashkëpunimi...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme ‘kokat e lista...
Partia Socialiste, e përfaqësuar nga kryetari i grupit Parla...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme ‘kokat e lista...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...