“Do të ketë përmbysje të madhe”/ Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë mund të ndodhë në 25 prill
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një analizë lidhur ...
Në Shqipëri janë ndezur motorët e zgjedhjeve parlamentare 2021. Në listat e kandidatëve për deputetë si të PS edhe PD-s vihen re prurje të reja, por edhe përjashtim nga kandidimi të figurave të njohura politike.
Partia Socialiste, (PS) dhe Partia Demokratike,(PD), dy partitë kryesore, që kanë kryer rotacionin e pushtetit në 30 vite të Shqipërisë post-komuniste shpallën në mbrëmjen e vonë të së hënës, ( 08.03) listat e kandidatëve për deputetë, që do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamrentare 2021, që pritet të zhvillohen më 25 prill.
PS synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD ardhjen në pushtet pas 8 vitesh në opozitë. Duket se palët kanë bërë përpjekje deri në minutën e fundit për të patur ekipe që mund të realizojnë këto synime: listat janë dorëzuar në prag të mesnatës së mbrëmshme, kur skadonte afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Risi dhe surpriza në listat e PS dhe PD
PS hyn në konkurrimin për mandatin e saj të tretë me sloganin “Shqipëria, e ardhmja jonë?. Rreth 21% e emrave në listën e deputetëve të PS janë prurje e re, në krahasim me ekipin që fitoi zgjedhjet e kaluara parlamentare, ato të vitit 2017. Në lista nuk janë përfshirë 35 personalitete të njohura politike të PS.
Një pjesë e tyre u larguan nga konkurrimi me deklarata publike “për t’u lënë vendin të kandidatëve të rinj?, të tjerë u lanë jashtë nga strukturat përzgjedhëse të PS. Rasti më i spikatur është ai i Ditmir Bushatit, ish-ministër i Jashtëm në 4 vitet e mandatit të parë dhe një vit të mandatit të dytë qeverisës të PS. Kritikat e ish-ministrit të Jashtëm Bushati ndaj disa aspekteve të qeverisjes Rama pas heqjes së tij nga posti i kreut të diplomacisë dhe më vonë nga ai i drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, kanë ?uar në marrdhënie të ndera mes tij dhe kryeministrit Rama.
Kurse Partia Demokratike, hyn në garë me koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim?. Edhe kjo parti në listat e saj të kandidatëve për deputetë PD ka sjellë prurje të reja, në një përqindje të konsiderueshme, por më të ulët se PS. Ajo ka lënë jashtë konkurrimit rreth 11 figura të njohura politike të demokratëve, ndër to edhe politikanë historikë të PD, si Genc Pollo, deputet i kësaj force politike në shumicën e grupeve të saj parlamentare, ish-ministër në qeveritë e Berishës. Analistë të pavarur të Tiranës e shohin këtë përjashim si të kushtëzuar nga përfshirja në listat e kandidatëve për deputetë nga partitë e djathta, aleate në koalicion me PD, të cilët janë vendosur në fillim të listave.
Ish-kryetari dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të marrë pjesë për të tetën herë në 30 vite, edhe në konkurrimin e 25 prillit. Ai është i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku në krye është Lulzim Basha, kryetari i PD.
Taktika të ndryshme për të fituar zgjedhjet
Ndryshimi mes PS dhe PD në përqasjen për të fituar zgjedhjet, nuk është vetëm tek përqindja e prurjeve të reja dhe përjashtimi nga kandidimi i figurave të njohura politike. PS dhe PD kanë taktika të ndryshme lidhur me vendosjen e kandidatëve në atë pjesë të listës, që konsiderohet si “zonë e sigurtë? për të dalë fitues dhe pjesës, ku fitorja është e rrezikuar.
Supriza që sjell PS është vendosja në “zonën e sigurtë? kryesisht të prurjeve të reja dhe të drejtuesve politikë në fund të listës në 12 qarqet ku do të zhvillohet votimi. “Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës, ?tha në mbrëmjen e të hënës ,(8.03) kryeministri Rama, njëherazi kryetar i PS. Vetë Rama nuk është në “zonë të sigurtë?. Ai është në vendin e 8-të në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës.
Risia tjetër e PS është ajo e vendosjes, për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në 3 dekadat e fundit, në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës, të një emigranti të sukseshëm në Londër, Lavdërim Krashit. Megjithatë vendosja e figurave politike të PS në fund të listës nuk është zbatuar në të gjitha qarqet. Në rreth 26 përqind të 12 qarqeve në krye të listave të kandidatëve janë deputetë dhe politikanë të njohur të PS.
Ndryshimet në Kodin Elektoral, të kryera në kuadër të reformës zgjedhore u japin shanse për të fituar edhe atyre që janë vendosur në pjesën e fundit, të pasigurtë të listës së PS. Nëse këta kandidatë ia dalin mbanë të marrin si individë mbi 10 mijë vota apo kur votat e marra prej tyre janë më të shumta se ato të kandidatëvë në “zonën e sigurtë?, pra në krye të listave, për ta ka shpresa të jenë në parlamentin e ri. Fakti që në pjesën dërrmuese në krye të listave janë emra të panjohur për elektoratin e bën më të lehtë fitoren e figurave të njohura të PS që janë vënë në fund të listës.
Por ka edhe përjashtime si rasti i Dr. Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, e cilësuar nga kryeministri Rama si “komandante e luftës anti Covid-19? dhe ai i Luljeta Bozos, profesore e mirënjohur në inxhinierinë e ndërtimit, me një rol të spikatur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që janë në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, edhe pse janë shumë të njohura për votuesit.
PD ka një përqasje tjetër: në krye të listave kjo parti ka vënë figura politike, individë me kontribute për këtë forcë politike. Gratë përbëjnë një përqindje të konsiderueshme në “zonat e sigurta? të listave të PS dhe në raport më numrin total të tyre prej 160 kandidatësh: janë 54 gra duke tejkaluar kuotën e detyrueshme prej 30 %. PD ka respektuar kuotën gjinore duke futur 49 gra në listat e saj. Të dyja forcat politike kryesore janë përpjekur të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë individë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre nën presionin e fuqishëm të BE dhe SHBA.
Në bazë të Kodit Elektoral, fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 23 mars, një muaj para zgjedhjeve. Por në fakt ajo ka filluar prej disa javësh, ku të dyja palët zhvillojnë takime me target grupet e zgjedhësve dhe japin premtime për dalje nga kriza e pandemisë Corona dhe një Shqipëri më të mirë./DW
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një analizë lidhur ...
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, ka reaguar pa...
Bindja Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgje...
Në prag të zgjedhjeve Partia Demokratike dorëzoi listën me k...
Gazetari KlodianTomorri ka reaguar pas publikimit të listave...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar hartimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat...
Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate ...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja ka dekl...
Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikua...
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar...
Partia Demokratike ka depozituar në KQZ listën me kandidatë...
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar se është pro bashkëpunimi...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme ‘kokat e lista...
Partia Socialiste, e përfaqësuar nga kryetari i grupit Parla...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme ‘kokat e lista...
Partia Socialiste, e përfaqësuar nga kryetari i grupit Parla...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme ‘kokat e lista...
Partia Socialiste, e përfaqësuar nga kryetari i grupit Parla...
CNA.al ka zbardhur listën e kandidatëve të Partisë Socialist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...