Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Akdemiku i njohur, Artan Fuga, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka folur lidhur me futjen e gjuhës së huaj në sistemin arsimor shqiptar dhe jo vetëm.
Fuga shprehet se çdo lloj gjuhe qoftë gjuha turke, italiane, bullgare apo gjermane është po aq e bukur sa shqipja jonë. Sipas tij, faji nuk qëndron te gjuha por te reforma në arsim, sepse nuk mund të zgjidhen metoda halldupçe për reforma.
Ndër të tjera, ai thekson se populli i privilegjuar është ai që njeh gjuhët e tjetrit qoftë edhe të rivalëve, jo si shkëmbime gjeopolitike, por si armë për t’i sunduar dhe si kultura për të përfituar.
Postimi i plotë i Fugës:
Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin!
Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë e thellë dhe kërkon kujdes në trajtim dhe profesionalizëm. Mos e merrni kaq lehtë. Nuk e ka fajin gjuha turke sepse ajo është po aq e bukur për kombin e vet sa edhe shqipja për ne. Mos bëhemi etnocentristë paranojakë. Mos e ngatërrojmë gjuhën me historinë politike. Sepse ashtu nëse e quajmë gjuhë pushtuesi nuk duhet të mësojmë as greqisht, as italisht, as gjermanisht, as bullgarisht, asgjë prej gjëje. Kombet e vegjël si ne nuk e kanë këtë luks. Por, ne nuk mund ta trajtojmë çështjen e gjuhës turke në arsim si monedhë shkëmbimi : Me jep një spital në Fier për vota të jap ca orë nga jeta e fëmijëve shqiptarë harxhuar në orë turqishteje. Ky është thjesht një marifet turqinie a arnautllik mediokër.
Por, nuk ka faj gjuha në vetete.
Reforma e gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm apo universitar shqiptar është një reformë madhore, e cila nuk zgjidhet me metoda halldupçe. Gjendja e gjuhëve të huaja në edukim te ne është për faqe të zezë. Ajo zgjidhet duke u sintetizuar me reformën e mësimdhënies të gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Ndryshe do të vazhdojmë të kemi Tur Gallofin që nuk ka lexuar veçse përgjysëm një histori me një europian që vret një arab te i Huaji i Kamysë. Injorancë totale për letërsinë e sotme në botë.
Zyshat e letersisë i kanë lënë pa kualifikim dhe pa informacion, lëre që nuk bëhet fjalë të ketë laboratore dixhitale audiovizive gjuhësh të huaja, lëre literaturë dhe civilizim të huaj.
Nuk mësohet halldupçe gjuha e huaj! Të dëgjosh ca zysha si flasin gjuhën e huaj që ua mësojnë nxënësve dhe studentëve, të vjen të ikësh me vrap, me vraaaaaaaaap, të mbytesh diku në Bosfor a në Oqeanin Paqësor, a në Mesdhe: Gurin në qafë dhe hë!
Në sistemin parauniversitar duhet të ketë një hierarki në lëndët e gjuhëve të huaja:
Në bazë janë lëndët e gjuhëve të huaja të bashkimit evropian: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, gjermanisht e ndonjë tjetër. Pästaj si lëndë gjuhe e huaj e nivelit të dytë janë gjuhët e fqinjëve apo të trevës sonë a pak më larg, serbokroatisht, turqisht, greqisht, maqedonisht.
Pastaj më specifikisht edhe kinezçe, rusisht, a më tej.
Popull i privilegjuar është ai popull që njeh gjuhët e tjetrit, qoftë edhe të rivalëve, konkurrentëve, apo miqve të vet. Kur unë njoh tjetrin dhe tjetri nuk më njeh mua, jam unë superior jo tjetri. Hapja te kultura e tjetrit është fuqi. Por, jo si shkëmbime e monedha për lojra politike e gjeopolitike si po bëhet edhe me vaksinën ku tregu shqiptar është fiksuar te një e vetme.
Shqiptarët në Mal të Zi janë më të fortë nëse njohin gjuhën malazeze dhe serbokroatisht, në Bosnje atë bosnjake, në Serbi atë serbe, në Maqedoni atë maqedonase.
Mos bëhemi budallenj, na duhet shqipja si jona, por edhe gjuhët e të tjerëve si armë për t’i sunduar, si tregje për t’i çarë, si kultura për të përfituar.
Kush ka fuqi edhe mongolçe, indiançe, hebraisht !/CNA.al
Kandidati për deputet i LSI-së për qytetin e Elbasanit Sokol...
Autoritetet e policisë greke, në vijim të masave të marra pë...
Në rastin 8 Marsit ditës ndërkombëtare të gruas, Presidenti ...
Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri kanë krijuar...
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin në a...
Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, përmes një posti...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit k...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ur...
AUTO MOTO PARK, një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet...
Kompania “Mabetex International”, në pronësi të biznesmenit ...
Vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Spitalit Rajo...
Nga Matthew RozsaNjë komitet këshillimor i Administratës së ...
Në pikën kufitare të Malit të zi janë kapur 3 emigrantë të p...
Në kuadër të ndalimit të gjuetisë së kafshëve në Shqipëri, p...
Gazetari Mentor Kikia ka publikuar fotot e eksodit të shqipt...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujt...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar pamj...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Rubiku.Mësohet se si paso...
Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka nxjerrë dy foto...
Shpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës.Mësohet se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...