Nga Mentor Kikia/ Lum partitë për këtë popull që kanë!
Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo soc...
Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.
Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.
Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.
Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.
Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:
Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.
Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.
Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.
Zgjedhjet e 25 prillit.
Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe, edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.
Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës. Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.
Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.
Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)
Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.
Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.
Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.
Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike./CNA.al
Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo soc...
Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramë...
Nga Denis DyrnjajaPD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i t...
Nga Kreshnik SpahiuLulzim Basha ka mbyllur telefonin dhe nuk...
*** E kishim para një jave në Top Channel dhe dha një super ...
Nga Artur ZhejiÇomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kry...
“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen B...
Nga: Erion DashoKur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pa...
Nga: Bledi ManeVangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl ...
Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në nëntor dhe ka arr...
Nga Adriatik DoçiPresidenti Ilir Meta ka njoftuar së fundmi ...
Kur Edi Rama u nda nga vegjitimi i kryetarllëkut, fal Lulzim...
Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me n...
Kolegu Andi Bejtja kishte nje shkrim provokativ nje dite me ...
Një vit më parë, Konferenca vjetore e Sigurisë së Mynihut is...
Sapo hyra në një ushqimore, vura re një kënd të improvizuar ...
E kemi mbështetur që në fillim dhe do të vijojmë ta mbështes...
25 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arr...
Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të...
Rrugës për në Përmet nisëm një bisedë me Ezmerkën rreth dile...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...