“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Sapo hyra në një ushqimore, vura re një kënd të improvizuar mbi vaksinimin. Aty shpërndahej një formular për t’u plotësuar dhe më pas të caktohej data. Kuptohet sipas grup moshave. Me që e kam afër dhe Bashkinë e qytetit shqyva sytë se mos po shihja kryetarin.
Mos po shihja lali Erin tim me atë buzëqeshjen shabllone duke më thënë mirë se erdhe. Dhe kuptohet, duke sharë e bullizuar kryetarin e opozitës. Do ishte një emcion i veçantë për faktin se kam mbi 15 vjet këtu, si nuk njoha një kryetar? Qoftë ky i majtë apo i djathtë. Por qe vetëm një vajzë me uniformë që i përkiste personelit të farmacisë. Madje nuk pashë as banderola më mbishkrimin Amerika, a Florida buzëqesh. Nuk pashë as ndonjë ish personalitet ku kryeministri t’i afrohej e t’i thoshte, ku je o gjigand?
Dhe me që ra fjala tek personalitetet, mos u përfshini në bullizmën e Edi Ramës. Ai po t’i donte artistët (personalitet) nuk ua shëmbte në kokë Teatrin Kombëtar. Një Teatër Kombëtar është Historia kombëtare. Kush i vë zjarrin Historisë është një covid më vete për vendin. Si nuk pashë një shtetar. Një si Edi Rama, lideri botëror që po na mahnit të gjithë. Shkon vet, nuk përton dhe pret vaksinën në aeroport. Jo pak por 8190 doza, jo kutia. E keni tek faqja e tij në fb, 8190. Nuk i shpëton asnjë kokërr konçize shifre. Sikur të ishin 8191 e gjysëm.
Ai do ta postonte. Poston video avionësh mallrash që sjellin plot, dy kuti. Liderit botëror i duhen mbi dy milon e ca vaksina si dorë e parë, por ai është i lumtur edhe me dy kuti. Kur rrëzoheshin avionë në Gjadër e Divjakë, atë të drogës, nuk postonte video. Na thoshte që janë mushkonja. Kurse tani, mesnatë e ftohtë, hapen zgafellat e avionit, plot dy kuti. Lajm i madh edhe për pika mediat shqiptare. Dy kutia, na i dhuruan, mos na pyesni se kush, por janë nga Pfizer.
Lideri botëror që nuk ka ngelur bankë, a fondi arab, a sulltanatit të Stambollit pa i lypur, i bënte dëm oferta e Rusisë. Madje nisi një luftë verbale karshi saj deri në shpalljen të pa dëshiruar të një atasheu. Lideri gogol i televizioneve, nuk i duheshin vaksinat e Rusisë, paçka se gjoja e do popullin e vet.
Paçka se numrat kanë porropinë, janë bërë dyshifrorë, vatrat me qytetet ja dyfishuar, lideri botëror e gogol, e sheh me përçmim ofertën ruse. Biles edhe grupet emergjencës për përballimin e covid-19, skuthen brenda vetes me pretekse të kujdesshme politike se mos i mbetet qejfi shefit. Pika specialistët. Këtej nuk kanë shtretër, këtej presin gjoja Pfizer-in nga Amerika.
Vajza me uniformë më solli në vete duke më pyetur nëse kisha nevojë për ndonjë shpjegim. Çfarë të t’i thosha. Ku e ke Kryetarin e Bashkisë? Po Guvernatorin e Shtetit? Presidentin e Amerikës? Thjesht një mirupafshim, ato që i përkasin Shqipërisë janë dhembje e imja./CNA.al
E kemi mbështetur që në fillim dhe do të vijojmë ta mbështes...
25 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arr...
Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të...
Rrugës për në Përmet nisëm një bisedë me Ezmerkën rreth dile...
Nga Jak SimoniPara shumë kohësh, kur shikonim filmin “Në pyj...
Nga Mero BazeIlir Meta po përpiqet të sfidojë ligjin, qeveri...
Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, p...
Në zyrën e Berishës kishte nisur një mbledhje e Komisionit ...
Nga Blendi KajsiuFitorja e Vetëvendosjes në Kosovë ka prodhu...
Nga Alfred LelaNjë gjë është e sigurt.Cilado të kishte qenë ...
Nga mbrëmja e 14 shkurtit kur KQZ e Prishtinës nxorri Vetëve...
Ka një lloj elitarizmi midis shumë vetëve që thonë si mund t...
Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm ...
Dy shekuj me pare, nje ekonomist prusian i quajtur Hermann H...
Nga Erion DashoPara pak muajsh, bluzave të bardha u këndohes...
Para disa ditësh, kur gjykata kushtetuese e Kosovës deklaroi...
Ajo që po ndodh në Kosovë, është një ogur i mirë edhe për Sh...
Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha...
Nga Myslim MurriziAs nuk e njoh dhe as nuk i kam dhene kurre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...