“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga Alfred Lela
Një gjë është e sigurt.
Cilado të kishte qenë lista e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike, në qarqe dhe në Tiranë, debatet do të kishin vluar. Të mbeturit jashtë do të ngrinin krye për të thënë se koka e tyre plot mend, kontribute për PD dhe patriotizëm për vendin duhej të ishte nën strehën e asaj sigurie.
Ata që janë jashtë grupit të drejtuesve, dhe që me gjasë do të jenë edhe jashtë listës së deputetëve nuk ngrenë krye. E shumta pëshpërijnë.
I njoh shumë prej tyre dhe ka nga ata që ende kanë shpresë; ka nga ata që do durojnë me shpirt ndër dhëmbë deri më 26 prill që të mos dalin kundër shtëpisë së vet; siç ka edhe nga ata që thjesht janë bërë profesionistë në ushtrimin e nënshtrimit.
Opozitarët në Shqipëri janë tashmë njerëz të frustruar.
Tetë vite larg pushtetit qendror, dhe prej dy vjetësh mbetur edhe jashtë vendorit, i bën një pjesë sosh që të lëshojnë nga sytë xixa atomike zemërimi.
Një pjesë tjetër nuk e kanë këtë hall. Ata presin me durimin që ua lejon dhjami i vënë gjatë tetë viteve të tyre të pushtetit. Një grup i vogël janë edhe më fatlumët.
Edhe në opozitë, edhe kur duket se fjalët dhe aksioni i tyre shkon dhëmb për dhëmb me pushtetin, po me pushtetin dhe oligarkët i ndajnë ca favore dhe bereqete biznesi.
Kjo turmë e fragmentuar dhe laramane e bën opozitën e bashkuar që të vetëndjehet e ndarë dhe në siklet.
Forcat politike janë ngjizur dhe ekzistojnë si bashkim idesh dhe interesash. Heterogjenitetin e interesave e bëjnë homogjen idetë.
Fakti që idetë nuk shpallen, por pëshpëriten, që krena që duheshin ngritur ulen, duke mbajtur lart vetëm antenën e veshit për fërshëllimën e kryetarit, tregon diçka për gjendjen e gjërave.
Për të mos thënë atë tjetrën. Që edhe një ide që e pati kryetari dhe partia, Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, u vra po nga i zoti.
I cili, edhe njëherë si në 2017, do të lidhë kokën me peshqir dhe do të dalë nga vesku i mesnatës me listën personale.
Një listë të hatashme. E cila, si çdo produkt home-made, është pak e shtrenjtë.
Nga mbrëmja e 14 shkurtit kur KQZ e Prishtinës nxorri Vetëve...
Ka një lloj elitarizmi midis shumë vetëve që thonë si mund t...
Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm ...
Dy shekuj me pare, nje ekonomist prusian i quajtur Hermann H...
Nga Erion DashoPara pak muajsh, bluzave të bardha u këndohes...
Para disa ditësh, kur gjykata kushtetuese e Kosovës deklaroi...
Ajo që po ndodh në Kosovë, është një ogur i mirë edhe për Sh...
Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha...
Nga Myslim MurriziAs nuk e njoh dhe as nuk i kam dhene kurre...
Nga Besnik JakajQeveria ka dështuar plotësisht në menaxhimin...
Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj ...
Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me sigu...
Ne nentor te vitit te kaluar, Ministria e Financave i propoz...
Nga: Mentor KikiaSa herë na janë shfaqur foto si kjo e kësaj...
Nga Mustafa NanoKa një parehati të madhe mes opozitarëve. Ka...
Sipas gjasave edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 emigrantët...
Ish-kryeministri Fatos Nano, lider historik i socialistëve ...
Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano n...
Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë her...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...