"Nga një orë bisedë u zgjodh fjala ‘f*ck you'"/ Rama replikon me qytetarin: Kam kontratë me popullin deri në 2029-ën
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrj...
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrj...
Albi Doka është duke bërë shumë mirë në Kroaci te klubi i HNK Gorica. Ky është viti i parë jashtë Shqipërisë për 23-vjeçarin, megjithatë ish-lojtari i Tiranës ka ditur të tregojë potencialin e tij, duke merituar edhe ftesën nga trajneri i kombëtares, Edi Reja. Në një intervistë për rubrikën ?Talenti Shqiptar? në fshf.org, Doka tregon nisjen e rrugëtimit si futbollist, sakrificat për të, ndërsa është i sigurt se kjo kombëtare mund të bëjë shumë mirë dhe të arrijë objektiva madhorë.
? Na flit pak për hapat e tu të parë në futbolli. Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
? Thuajse si çdo fëmijë i brezit tim, kam pasur një dëshirë të madhe të luaj futboll. Duke parë shumë ndeshje në televizor, kur luaja me shokët në lagjet e Tiranës time, mundohesha që të bëja disa veprime si ato të lojtarëve që shihja aty. Rreth moshës 12-vjeçare, më shumë luaja futboll në lagje se sa mësoja për shkollën, por ishte dhe është një sport që më tërheq dhe kjo është arsyeja pse unë e dua kaq shumë.
? Si po e përjeton eksperiencën e re në një klub të huaj? Sa ka ndikuar ky transferim në Kroaci në aspektin personal? Ndihesh më i pjekur si futbollist?
? Të them të drejtën ka ndikuar realisht shumë. Te klubi i Tiranës isha shumë mirë, por Kroacia ka një tjetër nivel futbolli. Çdo shtet në fakt ka nivele të ndryshme futbolli, nuk mund të them që Shqipëria është shumë e dobët në futboll dhe Kroacia shumë lart. Përkundrazi, besoj se nëse transferohem në ndonjë kampionat tjetër europian do të them, që është më mirë se Kroacia. Po mundohem të bëj sa më mirë, por për kaq pak kohë sa jam këtu, jam zhvilluar shumë dhe kam krijuar më shumë besim te vetja. Dëshira ime është që të luaj shumë dhe mirë, në mënyrë që pse jo, të transferohem në një kampionat europian më të fortë.
? Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja A dhe çfarë kujton veçanërisht nga debutimi me ngjyrat kuqezi?
? Nuk di si të ta shpreh atë që kam ndjerë kur mora vesh që trajneri Reja kishte vendosur të më ftonte në ekipin e parë. Është ëndërr e çdo futbollisti që të jetë pjesë e Kombëtares. Është ndryshe të kesh veshur fanellën e Kombëtares te grupmoshat dhe ndryshe të jesh pjesë e Kombëtares A. Ka qenë një moment mjaft i veçantë kur trajneri më lajmëroi se do të isha pjesë e 11-shes dhe do ta nisja ndeshjen si titullar në vëllazëroren që kishim ndaj Kosovës.
? Si është marrëdhënia juaj me stafin teknik të Kombëtares? Me cilët lojtarë ke një marrëdhënie më të afërt te skuadra kuqezi?
? Nuk dua të veçoj dhe të them se kam marrëdhënie më të afërt me këtë apo atë futbollist. Me të gjithë kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe jam me fat që kam shokë shumë të mirë në Kombëtare. Edhe me stafin kam një marrëdhënie shumë të mirë, korrekte dhe kuptohemi mirë me njëri-tjetrin.
Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?
? Unë besoj se kjo Kombëtare do të arrijë shumë lart. Mbajeni mend këtë që po ju them. Unë e besoj që një ditë do të arrijmë të jemi pjesë e finaleve të Kupës së Botës. Jemi një grup që kemi besim, jemi një grup që jemi përmirësuar shumë, djemtë të gjithë luajnë me shpirt, përfshi edhe mua dhe do të luajmë shumë fort kundër çdo kundërshtari. Kemi një grup të mirë, këtë besoj nuk e them veç unë. Ka talent, ka frymë pozitive, ka dëshirë për të ecur përpara. Kjo Kombëtare i ka të gjitha, mendoj se, veç pak fat do të na bënte punë.
? Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Qoftë me Kombëtaren dhe me klubin.
? Nuk dua t?i ndaj nga njëra-tjetra, por për mua janë dy momente të lumtura: Tirana u shpall kampione e Shqipërisë dhe unë pata nderin e madh të kontribuoj në skuadër dhe kur debutova me Kombëtaren A më 11 nëntor.
? Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
? Duke ndjekur futbollin, nuk pata mundësi që të ndjek shkollën, si një pjesë e shokëve të mi. Tani jam larg familjes, sërish për futbollin. Megjithatë, këto janë sakrifica që unë i bëj me dashuri dhe dëshirë, për të vetmen arsye: Futbollin!
? Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?
? Nuk është se kam ndonjë idhull, ose që ndjek dhe them dua të bëhem si ky apo si ai. Normalisht që ka lojtarë që më pëlqejnë si model, madje Cafu është ndër të preferuarit e mi, por idhuj jo. Unë dua të jem Doka, të luaj si Doka dhe të mbetem në mendjet e njerëzve si Doka. Uroj të kem fatin të luaj dhe të bëj mirë si me Kombëtaren si me klubet, në mënyrë që të mbahem mend vërtetë si Albi Doka!
Dinamo nuk hum bet kohë, zgjedh trajnerin e ri. Olsi Uku mer...
Andi Zeqiri është një tjetër talent premtues shqiptar. Sulmu...
Zlatan Ibrahimoviç ka nisur sot edhe karrierën e tij si prez...
Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë me skuadrën e ...
Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka m...
Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja ...
Thomas Strakosha ka kaluar periudhën më të vështirë të këtyr...
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me varian...
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar së fundmi vendimet e marr...
Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralaj...
Bylisi i 21-vjeçarëve po zhvillon një sezon fantastik, teksa...
Ernest Muçi tashmë ka luajtur ndeshjen e parë me Legian e Va...
Rei Manaj ka shpërthyer me golat e shënuara në këtë sezon të...
Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shfaq optimist në k...
Shqipëria do të presë Anglinë më 28 mars për ndeshjen e dytë...
Nedim Bajrami do të jetë një nga risitë më të rëndësishme të...
Mercedezi ka prezantuar në rrjetet sociale makinën e re B12 ...
Aksidenti i golfisti amerikan Tiger Woods ka ndodhur për shk...
Britania e Madhe është duke u kthyer në një shembull të vaks...
Partizani luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një kundërshtar...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...