Sekuestrohet 27 ton mish pule në Portin e Durrësit/ Kompania ngre ankesë
Ditën e sotme janë sekuestruar në Portin e Durrësit 27 ton m...
Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.
Çmimi i ri ?Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit?, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ?vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre?.
Zoti Blinken tha se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se ?do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar?.
Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është ?një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.?
?Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë?, thotë Departamenti i Shtetit.
Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016.
Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina.
Gjykatësi Ardian Dvorani ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e Drejtësisë. Ai për shumë vite ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Dvorani kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të nisur në kuadër të reformës në Drejtësi.
Në vitin 2019 dhe deri gjysmën e parë të vitit 2020 ai drejtoi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një institucion i cili u vu në qendër të polemikave vjeshtën e vitit 2019, lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor të përplasjes mes institucionit të Presidencës dhe Parlamentit për emërimet e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses. Aktualisht zoti Dvorani është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ./VOA
Ditën e sotme janë sekuestruar në Portin e Durrësit 27 ton m...
Punimet për Urën e Vashës në Rrugën e Arbrit kanë përfunduar...
Analisti Mentor Nazarko, foli për “përplasjen” në distancë m...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për...
Avokati Spartak Ngjela tha se vlerësimin e bërë nga DASH për...
Vendi jonë po përballet me një situatë të vështirë për shkak...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë çmimet ndërkom...
Ka ndodhur ajo që pritej. Nuk ka asnjë surprizë. Marrëveshja...
Ka përfunduar investimi për fuqizimin e kapaciteteve në nëns...
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga A...
Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri në datën 8 mar...
Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ironizuar kryemi...
Dita e sotme do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë v...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar mbr...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, propozoi që lirimet me kusht...
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar gjatë ...
Gazetarja Klodiana Lala, foli për faktin se mjekut Edvin Pri...
Një 55 vjeçar me iniciale V.K nga fashti Skënderbegas në Gra...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në deklaratën p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...