Nëna përpiqet të mbajë nën kontroll vajzën 15-vjeçare/ “Është molla e sherrit mes meje dhe babait”
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është transmetuar his...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku nxjerr zbuluar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin e Ekspertëve se si kanë mashtruar me numrin e vdekjeve nga Covid.
Për të gjithë miqtë e faqes që kanë paqartësi rreth mënyrës se si ka mashtruar ministria e shëndetësisë dhe komiteti i ekspertëve me numrin e vdekjeve nga COVID-i në Shqipëri, po bëj një shpjegim fare të thjeshtë duke e ilustruar edhe me shifrat përkatëse.
Së pari, duke qenë se vendet kanë popullsi të ndryshme, kur vlerësojmë dëmet në shëndet të COVID-it, nuk shohim numrin e vdekjeve, por raportin midis numrit të vdekjeve dhe popullsisë. Numri i vdekjeve për 100,000 banorë prodhon numra treshifrorë, të lehtë të krahasohen dhe vlerësohen nga gjithkush.
Duke u bazuar tek numri i vdekjeve që ka raportuar çdo shtet dhe duke e vendosur atë në raport me popullsinë, vendet më të prekura Europiane janë si më poshtë:
Belgjika në vend të parë me 188 vdekje për 100,000 banorë, Sllovenia në vend të dytë me 182 vdekje për 100,000 banorë, Republika Çeke me 180 vdekje për 100,000 banorë, e kështu me radhë. Në këtë listë Shqipëria figuron në vendin e 35-të midis 48 vendeve me një vdekshmëri 58 prej 100,000 banorë.
Për këdo që sheh këtë statisikë, duket sikur Shqipëria është një nga vendet që e ka kontrolluar më mirë COVID-in në Europë dhe ku humbjet e jetëve nga COVID-i janë 3-4 fish më të ulta se vendet më të prekura në Europë.
Në fakt, këto shifra raportojnë çdo natë në studiot televizive përfaqësuesit e ministrisë, komitetit dhe puthadorët e tyre.
Si qëndron e vërteta?
Shumë vende (ku Shqipëria qëndron në vendet e para) e manipulojnë në situatën e vdekshmërisë nga COVID-i. Dy mënyrat më të përhapura janë:
Mos kryerja e testeve. Duke mos testuar, sigurisht që nuk diagnostikon dhe personat që humbin jetën nga COVID-i nuk raportohen si të tillë.
Manipulimi i kritereve të përcaktimit të vdekshmërisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të numërohen midis vdekjeve nga COVID-i si vdekjet në personat që rezultojnë pozitiv në testin e tamponit, ashtu edhe vdekjet në personat ku testi del negativ, por shenjat klinike flasin qartë për COVID.
Ministria dhe komiteti shqiptar i kanë përdorur rëndshëm të dy këto metoda manipulimi dhe rezultati ka qënë ai që shkruajta më sipër, pra Shqipëria që figuronte si një prej vendeve që e ka kontrolluar më mirë COVID-in.
A ka mundësi të zbulohet ky mashtrim?
Këtu hyn në lojë raportimi i vdekshmërisë shtesë. Në Europë asnjë vend nuk arrin dot të fshehë numrin total të vdekjeve. Regjistrimi i lindjeve dhe vdekjeve, të quajturat statistika jetësore, nuk manipulohen dot as edhe nga regjimet më diktatoriale.
Numri i vdekjeve dhe lindjeve ka edhe një karakteristikë tjetër. Ai ndryshon shumë ngadalë dhe ka qëndrueshmëri nga viti në vit. Pra në se një vend ka 900 vdekje për 100,000 banorë në një vit të caktuar, ky numër nuk ndryshon shumë nga p.sh. 4-5 vitet paraardhës. Përjashtim bëjnë situatat si kjo e vitit 2020 kur pandemia e COVID-19 preku pothuajse çdo vend dhe shkaktoi vdekje shtesë.
Duke analizuar vdekjet gjatë vitit 2020 në raport me vdekshmërinë e pritshme (zakonisht mesatarja e 4-5 viteve paraarshëse) llogaritet vdekshmëria shtesë që tregon me saktësi se cili ka qënë impakti i epidemisë në secilin vend.
Kur përllogariten vdekjet shtesë situata ndryshon krejtësisht.
Në vendin e parë në Europë del Bullgaria me 270 vdekje për 100,000 banorë, në vendin e dytë Lituania me 228 vdekje për 100,000 banorë dhe në vendin e tretë Shqipëria me 203 vdekje për 100,000 banorë. Belgjika që bazuar mbi statistikat zyrtare duhej të ishte vendi më i prekur, është në fakt në vendin e gjashtë me 177 vdekje ekstra për 100,000 banorë.
KUR SHIFRAT MASHTRUESE QË RAPORTON MINISTRIA DHE KOMITETI ZËVENDËSOHEN ME ATO REALET DHE TË PAMANIPULUESHMET, SHQIPËRIA “E SUKSESSHME” PËRFUNDON SI NJË NGA VENDET MË TË PREKURA NGA COVID-I NË EUROPË!
E nisur si një përpjekje për të pikturuar me ngjyra optimiste situatën dhe për të gënjyer shqiptarët me vlerat e vërteta të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, ministria dhe komiteti kanë shkuar shumë larg.
Mungesa e testeve solli diagnostikimin e vonshëm dhe për pasojë trajtimin e vonshëm. Kjo sigurisht e përkeqësoi situatën e vdekshmërisë. Paraqitja e situatës me nota optimiste ndikoi edhe mbi psikologjinë e qytetarëve. Në se shifrat zyrtare flisnin për pak të sëmurë dhe të vdekur, sigurisht që askush nuk nxitej për të marrë masa parandaluese. Rezultati ishte sërish rritje e numrit të te vdekurve.
Duke u përpjekur ta paraqesin epideminë ?nën kontroll? dhe përpjekjet e veta ?të suksesshme?, qeveria dhe komiteti e çuan Shqipërinë në greminë dhe situatën shëndetësore në katastrofë.
E nisur si një manipulim ?i pafajshëm? dhe ?i zakonshëm?, kjo përpjekje përfundoi në një ndërmarrje kriminale me pasoja fatale mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve!
A do të mbajë dikush përgjegjësi për këtë?!
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është transmetuar his...
Pak kohë më parë, aktori i humorit Gentian Zenelaj, rrëfeu p...
Në shfaqjet televizive të ushqimit të shëndetshëm, ata shpes...
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka shprehur hapur se ci...
Moderatorja Luana Vjollca është një personazhet më të koment...
Aktorja shumë e dashur për publikun Olta Gixhari ka rrëfyer ...
Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të përfolur në medi...
Taylor Kamphorts është një nga modelet më seksi të Instagram...
Gianna Nicole është një aktore e filmave për të rritur. Ajo ...
Brittanya O’Campo-Razavi, e njohur si Brittanya O’Campo në r...
Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer në QSUT, te një ...
Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Mjeku i njohur nga Ku...
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka rekomanduar sh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Të hënën do të mbahet finalja e madhe e emisionit “Love Stor...
Megan Fox është kritikuar shumë në mediat rozë për qëndrimin...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPDisa pyet...
Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit dhe të qënit rehat,...
Sipas një sondazhi britanik , një njeri në Britani kalon pak...
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk janë më bashkë. Këtë lajm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...