Drejtësia e Fierit në Vetting/ Nga skandali seksual i gjyqtarit tek prokurorët e denoncuar
Në vitin 2018, Gjykata e Fierit u përfshi në një skandal.Gjy...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë, Engjëllushe Tahiri, në Tetor të këtij viti, është transferuar në Gjykatën e Lartë.
Në mbledhjen e 14 Tetorit 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor në përputhje me qëllimet dhe objektivat strategjikë për funksionalizimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë, evadimin e çështjeve gjyqësore të akumuluara, krijimin e një trupe mbështetëse profesioniste, Këshilli vendosi komandimin e Engjëllushe Tahiri, si ndihmës magjistrate në Gjykatën e Lartë.
Tahiri e cila ende nuk i është nënshtruar Vettingut, në vitin 2014 KLD, ka marrë masë disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim?, pas një inspektimi që ishte ndërmarrë në Gjykatën e Krujës, referuar ankesave të qytetarëve.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kishte ardhur në përfundimin se gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore sipas nenit 31 dhe 32 të ligjit nr. 9877/2008 për kryerjen e akteve dhe sjelljeve që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si rrjedhojë e shkeljes së rëndë disiplinore të moszbatimit të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë dhe shkeljeve të tjera të ligjit procedural civil, të konstatuara në veprimtarinë e saj gjyqësore.
Në rrethana të tilla, gjyqtarja, Engjëllushe Tahiri i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, me shkak ligjor dhe objekt shfuqizimin e vendimit nr. 48 datë 15.04.2014 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke hequr masën disiplinore ?vërejtje me paralajmërim? të dhënë me këtë vendim, duke pretenduar se vendimi është i pabazuar në ligj dhe se ka vepruar ne përputhje me Kushtetutën e Republikës, ligjet dhe aktet nënligjore te dala në zbatim të tyre.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, pasi e ka shqyrtuar çështjen si gjykatë e shkallës së parë, me vendimin nr. 38, datë 07.07.2014 ka vendosur rrëzimin e padisë.
Gjyqtarja Tahiri nuk ka hequr dorë, por i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku ka kërkuar anulim të vendimi nr.48, datë 15.04.2014 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rrëzimin e vendimit të Gjykatës Administrative.
Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të gjyqtares Tahiri, duke i hequr dhe masën e ndëshkimit dhënë nga KLD.
E njëjta gjyqtare në vitin 2012, liroi nga burgu djalin e deputetit socialist Rexhep Rrahja, përkundër kërkesës së Prokurorisë.
Kujtojmë se prokurorja Mirela Kapo kërkoi një vit burg për djalin e deputetit të PS-së, i cili akuzohej për dhunimin e Xh. Malokut dhe pse ai i kisht mohuar akuzat.
Por gjyqtarja Tahiri vendosi ta lërë të lirë të lirë Rrahjan,
Engjëllushe Tahiri, përveç si gjyqtare ka punuar edhe si pedagoge në një universitet privat.
Konfirmimi vjen nga formularët e deklarimit të pasurisë të depozituara në ILDKPKI.
Patundshmëri rezulton të ketë 2 500 m2 tokë, në Shtodhër, Kavajë si dhe deklaron se është bashkpronare në një apartament në Yzberisht, me vlerë 1 500 000 lekë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Engjellushe Tahiri.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Patundshmëri 2 500 m2, në Shtodhër, Kavajë.
Llogari bankare, 250 000 lekë.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 800 679 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 392 286 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 343 280 lekë.
Depozitë me afat 600 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 991 134 lekë.
Depozitë me afat 800 000 lekë.
Viti 2012
Depozitë me afat 1 040 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 996 487 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 47 700 lekë.
Viti 2013
Depozitë me afat 1 300 000 lekë.
Depozitë me afat 1 500 000 lekë.
Depozitë me afat 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 846 116 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 65 538 lekë.
Viti 2014
Depozitë me afat 1 200 000 lekë.
Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 334 348 lekë.
Blerë Ford Focus 144 000 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 175 303 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 29 490 lekë.
Bashkpronare në një ap në Yzberisht, me vlerë 1 500 000 lekë. 500 000 marrë kredi.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 207 915 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 7 373 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 249 929 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Vijon.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 330 819 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 14 745 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 649 910 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Shlyer.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 302 814 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 80 708 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues shtuar me 335 386 lekë. Në total është 1 030 296 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga një pjesëmarrja në një aktivitet të KE-së, 1 132 euro./CNA.al
Në vitin 2018, Gjykata e Fierit u përfshi në një skandal.Gjy...
Vettingu vetëm sa ka prekur në Gjykatat dhe Prokurorinë e Sh...
Nëntori i vitit 2019, prokurori Florian Bonjaku ndodhet nën ...
Në Nëntor të vitit 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n...
Skandalet në sistemin e drejtësisë, në një vend demokratik n...
Që nga Shtatori 2020, në Ministrinë e Shëndetësisë është sht...
“Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës ...
Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në bizne...
Paralelisht me nisjen e procesit të Vettingut, CNA.al ka he...
Një “i vdekur” ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në ...
Në Mars të vitit 2016 Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithsh...
Prokurorja e Elbasanit Pranvera Stafa, por rivlerësohet në t...
Prokurori i Elbasanit, Binas Nina Prej një viti është nën he...
Reforma në drejtësi po vijon me procesin e Vettingut, por ed...
Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i ...
Prej më shumë se një viti, gjyqtari i Gjykatës Administrativ...
Në shortin e datës 12 Nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kua...
Manovrat e njerëzve të sistemit të drejtësisë për të ruajt...
Procesi i Vettingut vazhdon dhe krahas tij dalin në dritë ed...
Ermira Tafani, prokurore prej 21 vitesh në Elbasan ka qenë n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...