web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për Albinistët e Tiranës

17 Shkurt 2021, 13:47, Politikë CNA

Tre ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, ku me një proces shembullor votimi dhe shpallje rezultati, nuk pati surpriza.

Ashtu siç në fakt e priste shumica, Albin Kurti i larguar nga pushteti, rezultoi triumfues duke dhënë dhe një leksion të qartë se njerëzit të cilët i voton populli të larguar në procese të pista politike, përfitojnë më shumë mbështetje. Kuptohet që surpriza ishte thellësia e fitores. Pasojat i ka vuajtur LDK e cila prej kohësh nuk po mundet të hyjë në një proces të vërtetë reformimi dhe dalja e Vjosa Osmanit dhe pjesëmarrja e saj në listat e Vetëvendosjes ishte një goditje e fortë për LDK, e Isa Mustafës, i cili tregoi se ishte shumë i prapambetur me stilin e tij në kandidim.

Goditje morën edhe partitë e luftës, por mesa duket tashmë është koha për një vizion të ri. Ky vizion i ri u komentua shumë fort edhe në Tiranë, pra ardhja e Albin Kurtit në pushtet dhe fitorja e tij u shpall si triumf edhe nga shumë njerëz në Tiranë. Ndoshta rryma të forta që kanë qenë kundër sistemit, antiestabilishmenti që kërkon që partitë e vjetra të largojnë liderat e vjetër sepse perceptimi ndaj Ramës me gati 20 vite në pushtet si kryebashkiak, kryeministër apo edhe minister, Lulzim Basha 8 vjet në krye të PD, kryebashkiak, ministër apo Ilir Meta që nga 1992 paguhet nga taksat e shqiptarëve jo vetëm vetë por bashkë me bashkëshorten e tij dhe shumë personazhe të tjerë të partive të vogla politike, të cilët kanë zënë parti dhe nuk i lëshojnë.

Kjo tregon edhe faktin se sistemi është kapur dhe taksat e shqiptarëve qarkullojnë për interest e tyre klienteliste. Por gjithësesi fitorja e Albin Kurtit pati një çudi të madhe. Në Tiranë ata që festonin më shumë ishin disa të djathtë, përfshirë këtu demokratë të mërzitur, të pamërzitur, apo ata që quhen rëndom Lulzimsa në mbështetje të Lulzim Bashës së Republikës së Re. E ndërkohë që programi i Albin Kurtit dhe perceptimi i tij poltik, por edhe sjella e tij është e një neomarksisti, por me një fytyrë moderne.

Të djathtët festojnë fitoren e Albinit dhe të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha.  Kreu i PD shpalli i pari në Tiranë trimufin e Albinit. Reflektoi një gëzim të madh në mesazhet e tij të fitores së Albinit. Gjithësesi urimi për liderin e Kosovës do të ishte një sjellje normale politike por, ekstaza në të cilën dukej Lulzim Basha, ?i djathi? i PD-së ishte në fakt e neveritshme. Si mund të festojë në mënyrë të tillë e djatha për fitoren e një revolucionari të majtë, një njeriu që nuk ka ndaluar së tentuari për të bërë aksione dhe revolucion në Kosovë.

Pra Albin Kurti përveçse një politikan këmbëngulës është edhe një njeri i aksionit të fuqishëm poltik. Pra, atë që ka fituar nuk e ka vetëm me dhurim siç është rasti i Bashës. Janë komplet të kundërt, ku Albin Kurti dhe ku Lulzim Basha. Basha që pretendohet se përfaqëson një të djathtë e cila sjell një sjellje tjetër politike dhe Albin Kurti që ka sjelljen e një neomarksisti, pra të një ?socialdemokrati? të ndryshuar në ideologji.

Por nuk është vetëm sjellja e Lulzim Bashës, fitoren e Albin Kurtit e festuan edhe shumë të djathtë, demokratë që pretendohet të jenë ish pronarë, biznesmenë, investitorë. Çuditërisht, e habitshme ose nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe nuk e njohin Albin Kurtin, ose gëzimi i tyre ka ardhur pasi një njeri i ndershëm ka fituar në Kosovë dhe ka hipur në karrigen e kryeministrit. Gjithkush ka shpresa të mëdha ndaj Albin Kurtit por, politikisht ndaj një ideologjie që përfaqëson Albin Kurti festa e të djathtëve në Tiranë është sa e pështirë aq edhe qesharake.
Ose janë budallenj dhe nuk kuptojnë, ose duke festuar fitoren e Albinit kujtojnë se do të fitojë edhe Lulzim Basha.

Albinistët në Tiranë duket se janë në një autobus që kanë marrë një rrugë pa një drejtim final. Vetëvendosja në Shqipëri ka zgjedhur të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, me emra të pavarur si rasti i drejtuesit Bojken Abazi. A do shkojnë këta të djathtë të votojnë Vetëvendosjen në 25 prill?
A kanë shpresë se do i sjellë Vetëvendosja ndryshimin në Shqipëri? E cila në fakt në Tiranë është shumë e dobët megjithëse mund të ketë mjaft mbështetje të  cilët edhe pse mund të kenë ideologji të ndryshe, me fitoren e Albinit në Kosovë duket se bashkohen në një linjë.

Është njësoj si ato lëvizjet që ka bërë LSI dikur, pra në fillim doli forcë e majtë, mblodhi disa socialistë dhe erdhi në pushtet me Sali Berishën. Pastaj me ardhjen e Edi Ramës në 2013 mori edhe ca demokratë brenda dhe tani po shkërmoqet pasi njerëzit po shkojnë sa te PD aq dhe te PS. Pra, Vetëvendosja në Tiranë dhe Albinistët e Tiranës duhet të shikojnë diçka tjetër, përtej dëshirave dhe shfaqjeve të tyre politike që mund të vijnë si zgjidhje për të rrëzuar sistemin.

Ndryshe është sistemi në Kosovë e cila dilte nga një luftë dhe ishte e pushtuar, ndryshe në Shqipëri ku për 30 vjet parti të vjetra tashmë vazhdojnë të tradhtojnë militantët e tyre të cilët të zhgënjyer mund të shkojnë në çdo lloj lëvizje, por pa zgjidhje. Ajo që duhet të ishte zgjidhje më vete është që të kishte një Albin në Tiranë, i cili në fakt mungon, por do të duheshin dy, një i majtë dhe një i djathtë për të pasur më shumë vlera që qytetarët të gjenin zgjidhjet e tyre, jo një neomarksist si ai i Prishtinës,pasi nuk do të zgjidhte asgjë.

Ashtu sikundër Vetëvendosja në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë kandidatët e saj, për të cilët shpresohet se mund t?i japin disa vota dhe shikohen si njerëz kundër Edi Ramës të cilët Lulzim Basha shpreson se mund tu krijojë frymë pro opozitare, por kjo duket një mision i pamundur, gjithësesi Albinistët e Tiranës duhet të kuptojnë njëherë e mirë se zgjidhja e tyre dhe qasja kundrejt situatës politike në Shqipëri është krejt ndryshe. Nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën pa përfshirë këtu edhe faktin se në Shqipëri mungon një kastë e re poltike që të ketë aktivitetin e Albinit apo dhe ndershmërinë e tij në politikë e cila është dhe pretendimi kryesor i shumë të majtëve apo të djathtëve në Tiranë.

Prandaj gjërat janë krejt ndryshe dhe Albinistët e Tiranës, të majtë e të djathtë shikojnë endrra me sy hapur, pasi më 25 prill do t?i kenë kandidatët e tyre do e shikojnë sa vota do të marrin dhe cila do të jetë e ardhmja. Kjo është e paparashikuar, por aktualisht Albinistët e Tiranës në Shqipëri nuk do të gjenë dot Albinin./CNA.al





Lajmet e fundit nga