VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Nga frika e mutacioneve të Coronas, Gjermania ka forcuar kontrollet në kufijtë me Republikën Çeke dhe Tirolin. Kryeministri i Landit të Zarës, Hans nuk e përjashton të njëjtën gjë as për Francën.
Kontrollet e kufirit që tashmë janë forcuar në jug dhe juglindje të Gjermanisë si reagim ndaj përhapjes së varianteve të virusit të Coronas kanë shkaktuar kritika në vendet fqinje me Gjermaninë.
Ambasadori gjerman në Vjenë “ftohet për të biseduar”
Në Austri, sipas policisë së Tirolit, nuk ka pasur bllokime të konsiderueshme të qarkullimit deri tani, por mosmarrëveshja politike nuk është zgjidhur. Në Vjenë, ambasadorin gjerman Ralf Beste e ftuan në Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Një zëdhënëse e ministrisë i tha ARD-së se ai nuk u thirr, por u ftua në një takim.
Ka shumë pyetje pa përgjigje, sepse rregulloret e hyrjes dhe ndalimi i hyrjes përmes Deutsches Eck janë joproporcionale dhe kanë pasoja jo vetëm për Tirolin, por për të gjithë Austrinë dhe ekonominë atje, u tha. Biseda u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe, si zakonisht, në një nivel nëpunësish të lartë, dhe shpresohet që të gjenden zgjidhje pragmatike.
Në fundjavë, pakënaqësi shkaktuan para së gjithash rregullat deri tani të paqarta gjermane të hyrjes për udhëtarët vajtje-ardhje. Sepse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili konsiderohet i rëndësishëm për sistemin dhe cili jo. Çdo ditë në të dyja anët e kufirit mes Tirolit dhe Gjermanisë qarkullojnë rreth 5000 vetë. Në këtë land federal të Austrisë janë regjistruar qindra raste të konfirmuara dhe të dyshuara të variantit të virusit që u gjet për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Pengesa në Republikën Çeke, pakënaqësi në Sllovaki
Në dallim me Austrinë, në anën çeke u formuan bllokime trafiku prej kilometrash të gjata, për shembull në autostradën A17 nga Praga në Dresden. Siç raportoi Drejtoria Federale e Policisë Pirna, udhëtarët u ndeshën me disa orë kohë pritjeje gjatë ditës. Që të dielën, udhëtarëve u duheshin një ose dy orë për të vazhduar udhëtimin, pasi hynë në fuqi kontrollet kufitare.
Shoferët sllovakë të kamioneve gjithashtu i ndjenë pasojat. Sllovakia, e cila nuk ka kufi të përbashkët me Gjermaninë, u klasifikua nga qeveria federale si një e ashtuquajtur zonë e variantit të virusit për shkak të numrit në rritje të varianteve të koronavirusit. Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok ndërhyri te Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, sepse shoferëve u kërkohej një test i detyrueshëm.
Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides gjithashtu i kritikoi rregullat gjermane të hyrjes. “Frika nga variantet e koronavirusit është e kuptueshme. Por e vërteta është se virusi nuk mund të ndalet nga kufij të mbyllur,” tha ajo të dielën për “Augsburger Allgemeine”.
Franca paralajmëron për pasoja ekonomike
Ministri i Francës për Evropën, Clement Beaune i quajti ashpërsimin e kontrolleve të kufirit në Gjermaninë e Jugut “një vendim të ashpër”. Ai mendon se kjo ka pasoja negative edhe për autoritetet gjermane. “Ka pasoja shumë negative. Sa herë që flitet për mbylljen e kufijve në zemër të Evropës, kjo ndikon në ekonomi.” Prishet rrjedha e trafikut, ndërlikohet jeta e udhëtarëve. Franca nuk dëshiron kufij të mbyllur me Gjermaninë, veçanërisht jo për shoferët e kamionëve që shpërndajnë ilaçe.
Hans nuk përjashton kontrolle më të rrepta
Kryeministri i Landit të Zarës, Tobias Hans nuk e përjashtoi që mund të ketë pasoja të dhimbshme edhe për Francën. “Në varësi të mënyrës se si po përhapen tani këto variante midis fqinjëve tanë, ne nuk mund të përjashtojmë kontrolle më të rrepta mbi njerëzit që lëvizin përtej kufirit,” tha politikani i CDU në një deklaratë të qeverisë në Saarbrücken. Në të njëjtën kohë, ai premtoi një koordinim të ngushtë me vendet fqinje.
Francën aktualisht e shqetëson departamentin Moselle në kufi me Gjermaninë, ku javën e kaluar u zbuluan zyrtarisht çdo ditë 100 infektime të reja me mutacionin e virusit të Afrikës së Jugut. Ende nuk është vendosur nëse aty do të bëhet një mbyllje. Ka vetëm një ndalim liri-daljeje, si në të gjithë Francën./DW
Sekretari i Shtetit Antony Blinken e siguroi të hënën Ankara...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdo...
Ekspress shkruan se tashmë vendimi është marrë pasi kryetari...
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian i kërkoi Hungarisë që t...
Në Uashington ligjvënësit po përballen me pasojat që solli g...
Ekipi i OBSH që mbërriti në Kinë për të hetuar origjinën e s...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha të ...
Dy nga gazetat më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemein...
Pas një humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar mbi 98%...
Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e 90...
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë për mediat pas mb...
Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta s...
Lista Serbe, subjekti politik në Kosovë që kontrollohet nga ...
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshë...
KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po udhëhe...
Qeveria çeke ka shpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e sotme ...
Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...