OBSH autorizon AstraZeneca-n, i hap rrugën shpërndarjes së dozave
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdo...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken e siguroi të hënën Ankaranë se Uashingtoni fajëson Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në Irakun e veriut.
Komentet erdhën pasi Turqia e quajti një deklaratë të mëparshme të SHBA për vrasjet “një shaka”.
Turqia tha të dielën se militantët e PKK ekzekutuan robërit, duke përfshirë personelin ushtarak dhe policor turk, gjatë një operacioni ushtarak kundër këtij grup.
Shtetet e Bashkuara kishin thënë të dielën në mbrëmje se qëndronin në krah të Turqisë, gjithashtu anëtare e NATO-s, dhe se i dënonin vrasjet nëse konfirmohej se përgjegjësia binte mbi PKK.
Turqia, tashmë e irrituar nga partneriteti i Uashingtonit me luftëtarët kurdë në Sirinë fqinje, u zemërua nga kushtëzimi i deklaratës dhe thirri të hënën ambasadorin e SHBA në Ankara.
Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën, Sekretari Blinken “ripohoi pikëpamjen e SHBA se terroristët e PKK mbajnë përgjegjësi”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Ai nuk tha nëse telefonata u bë në përgjigje të thirrjes nga Tirqia të ambasadorit amerikan në Ankara. Një telefonatë midis dy diplomatëve të lartë të dy vendeve ishte parashikuar prej javësh.
Kjo ishte e para telefonatë midis zotit Blinken dhe homologut të tij turk, gati katër javë pasi Presidenti Joe Biden mori detyrën. Presidenti Biden nuk ka folur ende me zotin Erdogan, vonesë që është interpretuar nga disa si mospërfillje ndaj një aleati të rëndësishëm.
Më herët të hënën presidenti turk kritikoi Uashingtonin, i cili e ka shpallur PKK-në organizatë terroriste por ka stacionuar forcat e SHBA krahas me luftëtarët kurdë të grupit YPG në Siri. Ankaraja e konsideron YPG-në si organizatë e lidhur pazgjidhshmërisht me PKK.
Që nga zgjedhja e zotit Biden vitin e kaluar, Turqia ka thënë vazhdimisht se dëshiron të përmirësojë lidhjet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara, por mbështetja e Uashingtonit për YPG-në mbetet një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjesh.
Erdogan tha që Ankaraja do të vazhdojë operacionet e saj ndërkufitare në Irak kundër PKK.
“Nëse jemi së bashku me ju në NATO, nëse do ta vazhdojmë unitetin tonë, atëherë ju duhet të veproni sinqerisht ndaj nesh. Ju duhet të qëndroni me ne, jo me terroristët,” tha zoti Erdogan.
Ai tha se askush nuk mund të kritikojë operacionet ndërkufitare të Turqisë në Siri ose Irak pas vrasjeve të fundit dhe se vendet e ndryshme duhet të zgjedhin midis Turqisë dhe militantëve./ VOA
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdo...
Ekspress shkruan se tashmë vendimi është marrë pasi kryetari...
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian i kërkoi Hungarisë që t...
Në Uashington ligjvënësit po përballen me pasojat që solli g...
Ekipi i OBSH që mbërriti në Kinë për të hetuar origjinën e s...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha të ...
Dy nga gazetat më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemein...
Pas një humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar mbi 98%...
Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e 90...
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë për mediat pas mb...
Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta s...
Lista Serbe, subjekti politik në Kosovë që kontrollohet nga ...
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshë...
KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po udhëhe...
Qeveria çeke ka shpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e sotme ...
Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numër...
Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë in...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...