Rezultat i dobët në zgjedhje/ Isa Mustafa jep dorëheqjen
Pas një humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. ...
Dy nga gazetat më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Süddeutsche Zeitung ofrojnë analizat e para për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) konstaton në titullin e saj një “Triumf për Kurtin në Kosovë”.
Analisti për Evropën Juglindore i kësaj gazete, Michael Martens paraqet situatën në të cilën ndodhet pas fitores Lëvizja Vetëvendosja dhe raportin e saj me partitë e mundura. Atij i tërheq vëmendjen”para së gjithash përparësia e saj (LVV) ndaj konkurrencës”.
PDK-ja doli forca e dytë politike, me rreth 17 përqind. PDK-së “iu desh ta bënte fushatën elektorale pa fytyrën e saj më të njohur”, sepse “që nga viti i kaluar Thaçi duhet të mbrohet para një gjykate speciale në Hagë kundër akuzave për kryerjen e krimeve të luftës si udhëheqës guerilas në fund të viteve 1990.” Rezultati me rreth 13 përqind, i LDK-së që “dikur ishte dominuese e jetës politike në Kosovë””është rezultati më i keq i historisë së saj.””
Martens regjistron që kryetarët e partive të mundura e uruan Kurtin dhe e pranuan humbjen, një gjë “jo e vetëkuptueshme në Ballkanin Perëndimor” ku partitë e mundura shpesh pohojnë se janë falsifikuar zgjedhjet ose regjistrat zgjedhorë.
Autori paralajmëron se te mbështetësit e Kurtit nderimi i ngjashëm me një “Mesia” për Kurtin mund të kthehet në zhgënjim, nëse “premtimi kryesor i Kurtit – luftimi i korrupsionit dhe i nepotizmit” nuk do të arrihen dot kaq thjeshtë sa shpresohet prej shumë vetëve.
Përsa i përket mundësisë që opozita të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për ta kontestuar fitoren e Kurtit, autori i FAZ kujton se “përpjekjet për ta nxjerrë jashtë loje Kurtin përmes Gjykatës Kushtetuese mund të përfundojnë politikisht në rritjen e mëtejshme të popullaritetit të tij.”
Edhe pa u shpallur rezultati përfundimtar i votimeve, analisti gjerman thotë se Vetëvendosjes në çdo rrethanë do t’i duhet bashkëpunimi me partitë e mundura.
“Kurti dhe “Vetëvendosje? kanë nevojë për partnerë, pavarësisht fitores së qartë. Pas vajtjes së Thaçit në Hagë, parlamenti duhet të zgjedhë një kryetar të ri shteti. Vetëm partia e Kurtit nuk mund të garantojë kuorumin e kërkuar për zgjedhjet. Këtu forcat e opozitës do të përpiqen të ushtrojnë ndikimin e tyre”.
Edhe për këtë arsye, vlerësimi se mori fund koha e ish-udhëheqësve guerilas të kohës së luftës në Kosovë të kthyer në politikanë, mund të rezultojë e parakohshme”, konkludon artikulli i FAZ.
Ndërsa gazeta Süddeutsche Zeitung (SZ) nën titullin “E majta fiton në Kosovë” konstaton se “lëvizja e majtë reformatore Vetëvendosje i fitoi qartë zgjedhjet parlamentare në Kosovë”. Njësoj si gazetës FAZ, edhe SZ i tërheq vëmendjen deklarata e Albin Kurtit para mbështetësve: “Rruga para nesh është e gjatë, ne do të bëjmë edhe gabime, por qëllimet tona janë fisnike”.
SZ kujton se rezultati i votimit “i përgjigjet dëshirës së shumë kosovarëve për një shndërrim rrënjësor”. Vetëvendosja “ka mbledhur rreth vetes para së gjithash politikanë të rinj dhe të pakonsumuar”. Së fundi “në partinë e majtë reformiste (LVV)”kaloi “politikania kryesore Vjosa Osmani”, e cila “tani kandidoi në vendin e dytë të listës së Vetëvendosjes… Ajo mund të zgjidhet nga parlamenti i ri si presidente e rregullt”./DW
Pas një humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar mbi 98%...
Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e 90...
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë për mediat pas mb...
Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta s...
Lista Serbe, subjekti politik në Kosovë që kontrollohet nga ...
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshë...
KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po udhëhe...
Qeveria çeke ka shpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e sotme ...
Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numër...
Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë in...
Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dh...
Ditën e sotme në zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë votua...
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas përfundimit t...
Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e pa...
Pas shpalljes të pafajshëm të ish-presidentit Donald Trump t...
Kosova voton sot për parlamentin e ri. Qendrat e votimit jan...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar zgjedhjet e parakohshme pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...