Kryesia e LDK dorëhiqet në bllok
Ekspress shkruan se tashmë vendimi është marrë pasi kryetari...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, një hap që mund t?i lejojë partnerët e agjencisë së OKB-së të dërgojnë miliona doza në vendet e ndryshme të botës, si pjesë e një programi për të zbutur pandeminë.
Në një deklaratë të hënën, OBSH tha se po autorizonte vaksinat e AstraZenecas të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë dhe nga kompania AstraZeneca-SKBio e Koresë së Jugut.
Leja e OBSH-së për përdorimin e vaksinës AstraZeneca është e dyta që jep kjo agjenci pas miratimit prej saj të vaksinës Pfizer-BioNTech në dhjetor. Njoftimi i së hënës pritet të shoqërohet me fillimin e shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e regjistruara në nismën COVAX të mbështetur nga OKB-ja, e cila synon vaksinimin e njerëzve më të ekzpozuar në botë.
“Vendet që nuk kanë qasje te vaksina, do të jenë më në fund në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe popullatat në rrezik,” tha Dr Mariangela Simão, Ndihmës-Drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së për Barnat dhe Produktet Shëndetësore.
Pandemia e koronavirusit ka infektuar rreth 109 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2.4 milion prej tyre. Por shumë nga vendet e botës ende nuk kanë filluar programet e vaksinimit dhe madje vendet e pasura po përballen me mungesa të dozave, ndërsa kompanitë farmaceutike përpiqen të rritin prodhimin.
Vaksina AstraZeneca është autorizuar tashmë në më shumë se 50 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Ajo është më e lirë dhe më e lehtë për tu trajtuar sesa vaksina Pfizer-BioNTech, e cila ka nevojë për t?u ruajtur në temperatura të ulta, kushte që nuk sigurohen dot në masë në shumë vende në zhvillim. Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza për person, disa javë larg njëra-tjetrës.
Javën e kaluar, ekspertët e vaksinave të OBSH-së rekomanduan përdorimin e AstraZenecas për njerëzit mbi moshën 18 vjeç, përfshirë këtu edhe vendet që kanë zbuluar variante të tjera të COVID-19.
Por kjo ishte në kundërshtim me rekomandimin e Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat thanë se vendet që kishin identifikuar një variant të diktuar për herë të parë në Afrikën e Jugut duhet të ishin “të kujdesshme” në përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke sugjeruar që t?u jepej përparësi vaksinave të tjera.
Vaksina AstraZeneca përbën pjesën më të madhe të rezervave aktuale të nismës COVAX dhe kohët e fundit u ngritën shqetësime, pasi nga një studim i hershëm doli se ajo mund të mos parandalonte simptomat e lehta dhe të moderuara të shkaktuar nga varianti i Afrikës së Jugut. Javën e kaluar, Afrika e Jugut e ngadalësoi përdorimin e AstraZenecas, duke zgjedhur në vend të kësaj një vaksinë të palicencuar nga kompania Johnson & Johnson për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
OBSH dhe partnerët e saj, duke përfshirë aleancën e vaksinave GAVI, nuk kanë thënë se cilat vende do të marrin dozat e para nga COVAX. Por një plan fillestar tregoi se një numër vendesh të pasura që kanë nënshkruar marrëveshje të shumta private për vaksinat, përfshirë Kanadanë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re, gjithashtu janë planifikuar të marrin doza të hershme nga COVAX./voa
Ekspress shkruan se tashmë vendimi është marrë pasi kryetari...
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian i kërkoi Hungarisë që t...
Në Uashington ligjvënësit po përballen me pasojat që solli g...
Ekipi i OBSH që mbërriti në Kinë për të hetuar origjinën e s...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha të ...
Dy nga gazetat më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemein...
Pas një humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar mbi 98%...
Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e 90...
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë për mediat pas mb...
Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta s...
Lista Serbe, subjekti politik në Kosovë që kontrollohet nga ...
Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshë...
KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po udhëhe...
Qeveria çeke ka shpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e sotme ...
Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numër...
Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë in...
Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...