QSUT kërkon thellim të hetimeve për mjekun Edvin Prifti/ Kemi marrë një denoncim nga Facebook
Drejtoria e QSUT-së ka vënë në lëvizje prokurorinë për mjeku...
Për ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati zgjedhjet në Kosovë treguan se sovrani shembi modelin e të vjetrës duke përqafuar shpresën.
Përmes një postimi në Facebook ai thotë se fitorja e Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është fitore e “çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë”.
Bushati thotë se tashmë Kurti dhe Osmani janë para përgjegjësisë për të drejtuar Kosovën “me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike”, duke shtuar se ata tashmë kanë përgjegjësinë që të jetësojnë besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane.
Postimi i plotë i Bushatit:
NJË FITORE E TË ARDHMES
Po, Kosova përqafoi të ardhmen!
Më shumë sesa një fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, 14 Shkurti 2021, do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur sovrani me votë plebishitare shembi modelin e vjetër dhe përqafoi shpresën.
Është fitorja e çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë.
Është fitorja e çdo sipërparrësi të ndershëm që beson tek puna, shpirti i garës, shteti zhvillimor, barazia në mundësi, përkundrejt kapitalizmit grabitqar që thellon pabarazinë, mpin shoqërinë e nxit braktisjen e vendit.
Është fitorja e shoqërisë civile, medias së lirë dhe profesionistëve me integritet moral që besojnë tek vlerat e lirisë, humanizmit, qytetarisë, drejtësisë sociale, përballë gazetarisë rentiere e shpirtprishur në shërbim të pushtetit.
Është fitorja e një modeli të ri politik që s?ka të bëjë me moshën, gjininë e prejardhjen, por që ndjen përgjegjësinë para njerëzve, duke demonstruar konsistencë në ide, përgjegjshmëri shtetërore e pathyeshmëri, duke mos u bërë palë me veset e politikës që gërryejnë idealin e jetës demokratike.
Është fitorja e standardit dhe kulturës demokratike. Kosova, 13 vjet shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi plot 109 vjet shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit.
Fitoret e mëdha shoqërohen gjithnjë me pritshmëri dhe përgjegjësi të mëdha. Tanimë, Lëvizja Vetëvendosje, Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike. Sfida, që kërkojnë një konsensus të ripërtërirë politik e shoqëror. Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane.
Urime Kosovë./CNA.al
Drejtoria e QSUT-së ka vënë në lëvizje prokurorinë për mjeku...
Prokuroria do të marrë në pyetje gjyqtaren e Krujës Enkeleid...
Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo T...
Ish-drejtor i AKBN-së Klodian Gradeci, është liruar me detyr...
Covid ka prekur edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.Pro...
Shoferi autoambulancës, që u aksidentua një ditë më parë në ...
Infektohet me Covid ministrja e Arsimit, Evis Kushi.Ministrj...
Banka Credins starton sot nismën më të re: “Food Bank”, ku p...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka komentuar pr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditëne sotme me një postim ...
Pezullohen lundrimet e trageteve “AF Marina” dhe “Rigel VII”...
Analisti Mentor Nazarko ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe...
Gazetari Artan Hoxha është bllokuar nga dëbora e madhe dhe n...
Pavarësisht kushteve të vështira të motit, stafi mjekësor nd...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku k...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë informacion lidhur m...
Pas publikimit në Saranda Web dhe Report Tv të rastit të mot...
Aurela Basha gruaja me shtetësi holandeze e Lulit ka bërë nj...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit mbi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...