"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Koronavirusi është duke pësuar mutacione, teksa vazhdon gara botërore për t?i vaksinuar njerëzit sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fakt është normale që viruset, përfshirë SARS-CoV-2, të pësojnë ndryshime.
Por a ka një kufi se deri në çfarë pike mund të shndërrohet virusi, duke i sëmurur ende njerëzit, apo ai mund të vazhdojë të ndryshojë për një kohë të pacaktuar?
Rezulton se ka një kufi për këtë, por ne nuk e dimë saktësisht cili është ai, dhe sipas virologëve është pamundur të parashikohen të gjitha mutacionet e mundshme që mund të pësojë virusi. ?Numri i mutacioneve gjenetike të mundshme, është më i madh se të gjitha atomet në universin e dukshëm?– thotë Vinsent Rakaniello, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork.
?Një pjesë e mirë e gjenomit mund të zëvendësohet?– thotë ai. Kodi gjenetik i koronavirusit – i përbërë nga 4 baza të ndryshme kimike apo molekula që mund të mendohen si një alfabet me katër shkronja – është i gjatë 29.881 shkronja.
Ato ofrojnë udhëzime për prodhimin e 9.860 aminoacideve, që janë blloqet ndërtuese të proteinave të virusit . Kur ndryshojnë këto baza kimike, ndryshojnë edhe aminoacidet, të cilat mund të ndikojnë në formën e proteinave të virusit. Nga ana tjetër këto ndryshime të formës, mund të ndikojnë në funksionimin e koronavirusit, si për shembull mënyra se si ai lidhet me qelizat njerëzore. Studimet e mëparshme mbi viruset e tjera ARN, kanë zbuluar se më shumë se gjysma e bazave kimike në këto viruse mund të ndryshohen, thotë Rakaniello.
Matematikisht, kjo do të thotë që nëse një virus është i gjatë 10.000 çifte bazë, ekzistojnë 4 në fuqi të 5000 mundësi të sekuencimeve gjenetike. Kjo është shifër tepër e lartë, duke marrë parasysh se në universin e dukshëm ka gjithsej 4 në fuqi të 135 atome.
Nëse ekuacioni vlen dhe për një virus si SARS-CoV-2, që ka një kod gjenetik 3 herë më të gjatë, mund të ketë 4 në fuqi 14.941 kombinime të ndryshme të mundshme për sekuencën e tij gjenetike. Dhe kjo vetëm duke numëruar ndryshimet themelore të gërmave – ku një element kimik zëvendëson një tjetër; ndërsa ka edhe mutacione të tjera të tilla si fshirjet apo ndërhyrjet në gjenim, të cilat do ta rrisnin më tej numrin e mundësive të mutacioneve.
Por shumica e këtyre mutacioneve nuk kanë rëndësi, pasi një pjesë e madhe do të zhduken menjëherë.
?Disa mutacione janë vdekjeprurëse, ndaj ne nuk i shohim kurrë ato. Por shumë prej tyre janë asnjëanës. Ata thjesht grumbullohen aty?- thekson eksperti. Mutacionet që kanë rëndësi ndodhin tipikisht në proteinën e jashtme që rrethon koronavirusin, dhe njëherazi mjeti që ajo përdor për t?u kapur në receptorët ACE2 në sipërfaqet e qelizave njerëzore.
Vetë proteina përbëhet nga 1.273 aminoacide, të cilat janë të koduara nga 3.831 baza kimike. Ndaj, sipas së njëjtës logjikë matematikore, ka 4 në fuqi të 1916 mënyra, përmes të cilave mund të ndryshojë kodi i kësaj proteine, pra një shifër gati e pafundme. Sërish, shumë prej këtyre mutacioneve janë të tepërta dhe kodojnë të njëjtat aminoacide.
Për më tepër, jo çdo mutacion do të identifikohet si një ?variant? i ri, thotë Xhon Mur, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Kornell në Nju Jork.
?Ndodhin edhe mutacionet e heshtura, por ato nuk janë të rëndësishme?-thekson ai. Variantet që identifikohen dhe që u vihet një emër, kanë zakonisht veti të rëndësishme, si për shembull një aftësi më e madhe për t?u transmetuar tek njerëzit apo për t?iu shmangur vaksinave. Varianti i parë SARS-CoV-2,u identifikua pranverën e kaluar kur virusi origjinal i zbuluar për herë të parë në Vuhan të Kinës, u zëvendësua nga një variant i ri i quajtur D614G, që me sa duket u shfaq në Evropë. Deri në fund të verës së vitit të shkuar, shkencëtarët zbuluan se mutacioni kryesor në atë variant kishte të ngjarë të rriste aftësinë e tij për t?u shumuar dhe përhapur, thotë Mur.
Në gusht 2020, në Britani u shfaq një tjetër variant i quajtur B.1.1.7, ndërsa përhapja e tij u përshpejtua në nëntor. Një mutacion më shqetësues u përhap në Afrikën e Jugut. I quajtur B.1.351 ose N501Y.V2, ai ka një mutacion të ngjashëm me variantin britanik; por përmban edhe mutacione të tjera të vendosura afër vendit të lidhjes së receptorit me proteinën e jashtme të virusit.
Mutacioni kryesor këtu quhet E484K. Ai ndryshon formën e lidhjes së receptorit (RBD), aq sa antitrupat që njohin shtame të hershme virusale, mund ta kenë të vështirë ta njohin këtë variant të ri.Disa studime të hershme kanë sugjeruar që vaksinat, si ato nga Moderna, Pfizer, Novavax dhe Johnson & Johnson, mbrojnë ende kundër këtij varianti por nuk funksionojnë aq mirë sa ndaj varianteve të mëparshme, për të cilat janë zhvilluar.
Pse po ndodhin të gjitha këto mutacione?
Mutacionet reflektojnë ndonjëherë të ashtuquajturin ?efekti themelues?. Virusi shndërrohet, dhe një variant bëhet dominues, kur ndodh të kapërcejë tek një person që përhap gjerësisht virusin. Kjo nuk do të thotë se ai ka domosdoshmërisht një avantazh ndaj mutacionit.
Por ndonjëherë mutacione të njëjta, ose shumë të ngjashme, si N501Y, shfaqen në pjesë të ndryshme të botës. Kjo normalisht i jep një avantazh virusit. Mur thotë se e vetmja mënyrë për të qëndruar 2dhe jo 20 hapa pas virusit, është të shtohet shumë mbikëqyrja ndaj varianteve të reja./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.livescience.com/how-much-can-coronavirus-mutate-variants.html
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili u infektua me Covid pa...
Kader kujton mes lotësh të shkuarën e saj dhe sa shumë ka kë...
Antje Utgaard është një modele dhe aktore amerikane e cila ë...
Lauren Blake është një modele dhe influencuese shumë e njohu...
Modelja Jane Lucier mahnit ndjekësit e saj me format e saj p...
Shachenka Barraza është një nga modelet më të nxehta të Inst...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPA mundet ...
Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve përcaktoi ora...
Të paktën 50 persona në Shqipëri dyshohen të jenë prekur me ...
Prej ditësh Ministria ka raportuar shifra të larta të infeks...
Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-...
Tea dhe Beart tashmë janë një nga çiftet më të komentuara ng...
5 arsye të mëdha psikologjike që na pengojnë të humbasim pes...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Njerëzit zakonisht bëjnë kontakte me sy 30 deri në 60% të ko...
Giuliana Ava është një influencuese dhe trainere nga Long Is...
Chloe Ferry nuk ndalet dot së reklamuari format e saj bombas...
Gigi Rydes është një nga modelet më seksi të Instagramit. Gi...
Ju gjithmonë do të keni nevojë për ndonjë shkëndijë seksuale...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...