Bie numri i viktimave në Kosovë/ 321 të infektuar me Covid në 24 orë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sipas përllogaritjeve, imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës.
Duke folur për variantet e reja të koronavirusit, të paraqitura në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Brazili dhe Kina, Fauci thotë se ata të gjithë janë virus SARS-CoV-2, por kanë dallime të vogla që mund të çojnë në një ndryshim funksional.
?Domethënë antitrupat mund të mos reagojnë në mënyrë efektive kundër tyre. Ndonjëherë kjo i bën atë më të transmetueshëm. Ne e dimë që varianti i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ai i Afrikës së Jugut dhe me shumë mundësi varianti brazilian transmetohen shumë më lehtë?, ka thënë Fauci.
Eksperti amerikan thonë se vaksinat aktuale të koronavirusit, siç janë: Moderna, Pfizer dhe së shpejti edhe Johnson&Johnson, mund të jenë efektive ndaj koronavirusit të ri.
?Jo plotësisht sikurse në virusin që ka qenë me ne nga fillimi, por sërish kanë një shkallë të lartë të mbrojtjes, në veçanti kundër sëmundjeve të rënda, domethënë shtrimit në spital dhe vdekjeve?, ka thënë Faucci, duke shtuar se vaksinat kundër koronavirusit kanë siguri dhe, sipas tij, rreziku ndaj COVID-19 është jashtëzakonisht më i madh se rreziku i një dëmi që mund të ndodhë nga vaksina.
I pyetur për sigurinë e një personi që të udhëtojë pasi të ketë marrë dy dozat e vaksinës, Faucci tha:
?Kjo varet nga gatishmëria për të marrë rrezikun mbi vete. Pa dyshim se rreziku është më i vogël nëse jeni vaksinuar. Nëse keni marrë një vaksinë që është efektive prej 94 deri 95%, rreziku i infektimit tuaj ekziston, por sigurisht rreziku që të sëmureni është shumë më i ulët sesa para vaksinës. Megjithatë ende ekziston një rrezik. Tani për tani ne ende bëjmë apel që nëse nuk e keni patjetër, mos udhëtoni?, tha Fauci për Zërin e Amerikës.
Johnson & Johnson i kërkon SHBA-së autorizim për vaksinën kundër COVID-19
Imunizimi i popullsisë në Shtetet e Bashkuara filloi në mes të dhjetorit të vitit 2020.
Deri më 5 shkurt 2021, sipas të dhënave të botuar nga Bloomberg janë dhënë më shumë se 36 milionë doza të vaksinës.
Vaksinat që janë lejuar për përdorim në SHBA janë të kompanive Moderna dhe Pfizer/BionTech.
Deri në fund të janarit të vitit 2021, sipas Institutit Johns Hopkins, më shumë se 26 milionë njerëz me koronavirus u regjistruan në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 456 mijë njerëz vdiqën si rezultat i infeksionit./rel
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH përmes drejtorit të...
Kancelarja Angela Merkel dënoi të premten dëbimin nga Rusia ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se ...
Është hera e parë që SHBA ofrojnë rrugëzgjidhje konstruktive...
Ligjvënësit amerikanë thonë se kërcënimi nga ekstremizmi i b...
Presidenti, Joe Biden në fjalimin e parë për politikën e jas...
Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë...
Vaksinat e para kundër COVID-19 kanë shkuar kryesisht në ven...
Shumë shtete kanë marrë masa të reja shtrënguese në kuadër t...
Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshua...
Autoritetet ruse komentuan me indiferencë të mërkurën për tu...
Programi COVAX për vaksinat kundër koronavirusit shpalli pla...
Papa Françesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Co...
Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish n...
Mario Draghi do të jetë kryeministri në detyrë i Italisë. Më...
Duket se në vendet e Bashkimit Evropian është shtuar besimi ...
Policia ndaloi natën e së mërkurës qindra përkrahës të kriti...
Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ka z...
Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...