COVAX shpall planet për vaksinat, shpërndahen deri në fund të qershorit
Programi COVAX për vaksinat kundër koronavirusit shpalli pla...
Autoritetet ruse komentuan me indiferencë të mërkurën për tubimet masive ndaj burgimit të kundërshtarit numër një të Kremlinit Alexei Navalny-t dhe i hodhën poshtë kritikat perëndimore, duke i quajtur “histerike”.
Ndërkohë, aktivistët njoftuan për më shumë se 1’400 arrestime të reja gjatë shtypjes së protestuesve.
Një gjykatë e Moskës urdhëroi të martën burgimin e Navalnit me dy vjet e tetë muaj, pasi arriti në përfundimin se ai shkeli dënimin me kusht ndërsa ishte në Gjermani për t?u kuruar nga helmimi me agjent nervor. Vendimi ndezi menjëherë protesta të reja në Moskë dhe Shën Pjetërburg, të cilat pasuan tubimet masive gjatë dy fundjavave të fundit.
Duke folur në gjykatë, Navalny i denoncoi akuzat ndaj tij si të trilluara dhe të nxitura nga “frika dhe urrejtja” e Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se udhëheqësi rus do të hyjë në histori si një “helmues”.
I pyetur për fjalimin e Navalnit, i cili u shpërnda gjerësisht në platformat ruse të mediave sociale, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj se nuk i takon atij të përcaktojë vendin e Putinit në histori. Ashtu si Presidenti Putin, zoti Peskov e shmangi përmendjen e Navalnit me emër.
Navalni, një aktivist 44-vjeçar i anti-korrupsionit, i cili është kundërshtari më i vendosur politik i Putinit, u arrestua më 17 janar kur u kthye nga shërimi pesë-mujor në Gjermani pas një helmimi për të cilin ai i ka hedhur fajin Kremlinit. Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje dhe pretendojnë se nuk kanë asnjë provë që ai u helmua, pavarësisht provave të disa laboratorëve evropianë.
Ndërsa lexohej vendimi i gjykatës, Navalny buzëqeshi në drejtim të gruas së tij Julia, e cila ndodhej në seancë, dhe vizatoi një zemër në xhamin e kafazit ku po mbahej. “Gjithçka do të bëhet mirë”, i tha ai, kur po largohej nga rojet.
Ajo falënderoi mbështetësit në Instagram, duke thënë: “Ka kaq shumë njerëz të mirë, të fortë dhe të ndershëm që mbështesin Aleksein dhe mua saqë nuk ka asnjë mënyrë për t’u tërhequr dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar”.
“Ne gjithsesi do të fitojmë”, tha ajo.
Dënimi me burg për Navalnin dhe reagimi i ashpër i policisë ruse ndaj protestave paqësore u bë shkak për kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi Moskës që të lirojë menjëherë Navalnin dhe ata që u arrestuan gjatë protestave.
“Ndërsa punojmë me Rusinë për të avancuar interesat e Shteteve të Bashkuara, ne do të koordinohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për dështim në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj”, tha ai./ VOA
Programi COVAX për vaksinat kundër koronavirusit shpalli pla...
Papa Françesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Co...
Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish n...
Mario Draghi do të jetë kryeministri në detyrë i Italisë. Më...
Duket se në vendet e Bashkimit Evropian është shtuar besimi ...
Policia ndaloi natën e së mërkurës qindra përkrahës të kriti...
Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ka z...
Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënim...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martë...
Pandemia COVID-19 vijon të ndikojë fuqishëm thuajse në të gj...
Udhëheqësit demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve pa...
Ekonomia amerikan do të vazhdojë të rritet me ritme normale ...
Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat e tij për udhëtarët ...
Një pjesë e Australisë është vendosur në karantinë, pasi dit...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin Andy Slav...
Verilindja e SHBA u zgjua të hënën nën një shtresë bore ndër...
Autoritetet amerikane po sjellin në qendër të vëmendjes prob...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ...
Sot, Kosova dhe Izraeli vendosin formalisht marrëdhëniet dip...
Rritja dramatike e çmimeve të artikujve ushqimorë në Turqi p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...