web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Doli në krah të përdhunuesit të 10-vjeçares/ Ja kush është gjyqtarja që përmendi Rama

4 Shkurt 2021, 12:29, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se në një gjykatë të vendit është duke u kryer një krim.

I pyetur nga një qytetar se pse gjyqtarja e Vlorës Vjola Cani është ende në detyrë dhe po bën kërdinë, Rama u përgjigj se nuk e njeh si person, por e tha me bindje se në një gjykatë po bëhet një krim.

?Kush e ka pritur drejtësinë e re të bëjë hatanë në një kohë të shkurtër. Dikush këtu më shkruan: Ma shpjegon dot çfarë bënë Vjola Cani në Vlorë që po bën kërdinë? Nuk e di kush është Vjola Cani, i kërkoj ndjesë për nxjerrjen e emrit, por që sot në një gjykatë të vendit po bëhet një krim?, tha Rama.

Por kush është Vjola Cani?

Në datën 8 nëntor 2019 CNA.al ka sjellë të zbardhur pasurinë e Vjola Canit, por edhe skandalet e prodhuara në Gjykatën e Vlorës nga kjo gjyqtare.

Në Qershor të vitit 2019, emisioni investigativ ?Stop?, pasqyroi një ngjarje të rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik.

Një 10-vjeçare nga një fshat i Fierit pak muaj më parë ishte abuzuar seksualisht nga një 67-vjeçar. Ai quhet Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua, u la në burg, e me pas gjykata e nxori në ?arrest shtëpiak?.

Në këtë rast drejtësia ka dështuar për të bërë drejtësi. Pasi gjyqtarja Vjola Canaj, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë, nga ?arrest me burg? ne ?arrest shtëpie?,  për  67-vjeçarin nën akuzë për përdhunimin e një dhjetëvjeçareje.

Por, kanë kaluar muaj dhe gjyqtarja Canaj vijon punën sikur asgjë mos të ketë, edhe pse ka lënë një pedofil përdhunues të lirë. Jo me pak faj është prokuroria në këtë mes. Dhe pikërisht prokurori i çështjes, të cilin do ta trajtojmë ditët në vijim.

Nuk kuptohet se ç?është kjo simpati dhe dashamirësi e gjyqtares dhe prokurorit për përdhunuesit./CNA.al

Skandali që pret Vettingun/ Gjyqtarja në krah të përdhunuesit të 10-vjecares

 





Lajmet e fundit nga