web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U gjobit me 50 milionë lekë 2 muaj më parë/ Djali i Ilir Vrenozit paralajmëron protestë me studentët

4 Shkurt 2021, 07:58, Aktualitet CNA

Një i ri nga Korça u gjobit pak kohë më parë me 50 milionë lekë të vjetra, sepse akuzohej për organizimin e protestës në këtë qytet për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë ?Ditën e Rinisë?.

Djali që u gjobit është Enri Vrenozi, i cili është djali i Ilir Vrenozit, ky i fundit është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale me videot e tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

I riu ka ngritur shqtësimin lidhur me universitetet që vazhdojnë të qendrojnë të mbyllur. Sipas tij, kjo është një tallje e hapur me studentët, teksa thekson se baret, restorantet, çerdhet, kopshtet apo edhe takimet private si ato të Ermal Mamaqit vazhdojnë normalisht.

Vrezoni paralajmëron se po afron koha që studentët do të përgjigjen dhe sipas tij, i kanë dhënë provat se c’ndodh kur ata përgjigjen.

?Baret janë hapur , restorantet janë hapur cdo qendër tregëtare është e hapur në vendin tonë ! Cdo nivel i arsimit që nga çerdhet , kopshtet , arsimi 9 vjeçar dhe ai i mesëm vazhdon rregullisht. Sigurisht dhe takimet e Ermal Mamaqit me temat e tij se si të bëhesh i suksesshëm vazhdojnë !
A thua se këto takime private dhe me pagesë janë vërtet kaq të rëndësishme dhe frytdhënëse për shoqërinë ? A janë këto takime ato të cilat kanë rëndësinë e madhe për tu zhvilluar në salla të mëdha dhe jo online ! Masat protokollare të covid-19 nuk respektohen dhe nuk janë mbi 10 veta por mbi 100 !

A nuk duhet të dënohet me 5 milion lekë të reja gjobë Ermal Mamaqi pasi ka shkelur Aktin Normativ nr 3 pika 2 ku ndalohet cdo lloj
grumbullimi tubimi apo dëgjesë publike ? Ja pra ky është vendi jonë ku problemi i vetëm në këtë pandemi janë UNIVERSITETET ! A thua janë vatra më e rrezikshme infektive ? A thua studentët janë më pak të ndërgjegjshëm se nxënësit e 9 vjecares apo të gjimnazit ?

PËRGJIGJA ËSHTË E THJESHTË !
JO DHE VETËM JO ! THJESHT ËSHTË NJË TALLJE E HAPUR ME NE STUDENTËT ! NA ZVARRISIN ME VENDIMET E TYRE QESHARAKE DHE NUK IU INTERESON E ARDHMJA JONË E ARDHMJA E KËTIJ VËNDI ! MOS HARROJNË AS MINISTRIA E ARSIMIT AS KOMITETI EKZEKUTIV I EKSPERTËVE TË PANDEMISË SE CDO MBJELLËSH DO KORRËSH ! PO AFRON KOHA QË NE TË PËRGJIGJEMI DHE I KEMI DHËNË PROVAT SE C’NDODH KUR NE PËRGJIGJEMI ! CDO NJERI APO INSTITUCION QË PO NDËRMERR KËTË AKT MARRËZIE DO MBAJË PËRGJEGJËSI !
#DREJTËSIPËRSTUDENTËT?, shkruan Enri Vrenozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga