web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet shkolla në Pogradec/ Rezultuan me Covid 10 mësues dhe nxënës

3 Shkurt 2021, 12:15, Aktualitet CNA

Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit. Mësohet se mbyllja e shkollës ka ardhur pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona më konkretisht 5 mësues (përfshi këtu edhe drejtorin e kësaj shkolle), 3 nxënës, sekretaria dhe sanitarja.

Mësohet se shkolla është mbyllur për t?u dezinfektuar ndërkohë që ditën e sotme njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë të mundur dezinfektimin e plotë të saj.

Ndërkohë pas dizinfektimit pritet që kjo shkollë të hapet ndërsa procesi mësimore mund të realizohet i kombinuar.

Mësohet se janë kryer teste të shpejta dhe u janë marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19./CNA.al





Lajmet e fundit nga