web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në një gjykatë është duke u kryer një krim”/ Rama: Sistemi i drejtësisë ende nuk është pastruar

4 Shkurt 2021, 12:14, Aktualitet CNA

Besimi dhe shpresa e shqiptarëve për një drejtësi të re dhe të pavarur ka qenë shumë e madhe. Ngritja e institucioneve të reja u pa si një hap i madh drejt një drejtësie të barabartë për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët përmes Facebook-ut, ku një nga pyetjet ishte se deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga reforma në drejtësi.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se sistemi i drejtësisë ende nuk është pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë të zhytur në llum, duke shtuar se në momentin që është duke folur në një gjykatë të vendit po kryhet një krim.

?Në një gjykatë të vendit është duke u kryer një krim. Çdo ditë kryehen krime nga gjyqtarë që e dinë që nuk ekalojnë dot vettingun dhe ecin me parime KÇK. Sistemi ende nuk është pastruar. Një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite dhe jo më të ngresh një shtet me ligje dhe rregulla. Drejtësia e re do të filloj të funksionojë kur të dua unë dhe siç e duam ne. Drejtësia e re do të fillojë kur të jetë pastruar nga gjyqytarët e korruptuar?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga