web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Ja kandidatët e PD-së dhe surprizat në qarkun Korçë

2 Shkurt 2021, 19:41, Politikë CNA

Lulzim  Basha duket se ka filluar t?i japë dorën e fundit listave të kandidatëve për deputetë pas shumë reagimesh dhe debatesh në lidhje me personazhe apo kandidatë të ndryshëm, pretendues që kërkonin që të fillonte menjëherë fushata dhe se Partia Demokratike ishte shumë vonë.

Tashmë, Luli duket se ka filluar t?i japë drejtim listës së plotë të kandidatëve.

CNA.al, dy ditë më parë zbuloi listën fituese të qarkut Tiranës ku ne zbuluam të paktën rreth 11 emra, aq sa mandate ishin fituar në vitin 2017 e cila ishte 100% e saktë.

Sot ne po zbulojmë listën sipas burimeve tona zyrtare, pranë PD në lidhje me qarkun e Korçës.

Edmond Spaho është i deleguari i parë, i këtij qarku i cili do të pasohet nga Ervin Salianji i cili sërish do të mbajë vendin e dytë në listë.

Ervin Salianji ditët e fundit ka filluar dhe takimet në Korçë me strukturat. Gjithashtu në terren ndodhet dhe vetë Spaho.

Salianji është deputet i këtij qarku, por aktualisht ai është i dënuar nga gjykata e Faktit dhe pret vendimin e gjykatës së Apelit për çështjen Babale, e në rast se nuk ka një vendim të formës së prerë, Salianji mund të vazhdojë garën e tij, por në rast të shpalljes së vendimit, pra në rast se ai do të dënohet, ai do të largohet nga lista.

Emri i tretë duket se  është paksa surprizë. Suzana Goxholli, ish-këshilltare e ish kryeministrit Berisha, ekonomiste, një pretendente nga viti 2009 për të garuar por kurrë nuk mundi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet.

Ajo tashmë duket se ka siguruar vendin e tretë në qarkun e Korçës, duke qenë dhe përfaqësuesja e bashkisë së Pogradecit.

Më tej, lista vazhdohet nga Vangjel Dule. CNA.al, disa herë ka raportuar se në Korçë, Vangjel Dule, do të kandidojë si aleat i demokratëve në siglën e PBDNJ. Dule është larguar tashmë nga qarku i Vlorës, ku dhe ishte mandatin e parë si deputet i zgjedhur brenda listës së Partisë Demokratike. Përplasjet e tij me Fredi Bejlerin e Himarës, një nga drejtuesit e PBDNJ  dhe OMONIA-s kanë sjellë largimin e Dules nga qarku i Vlorës.

Më tej, në vendin  e pestë, një vend më shumë se sa mandate ka marrë në vitin 2017 PD-ja, do të jetë sërish Andrea Mano, ish-kryetar i kësaj dege, i cili ka dhënë dorëheqjen  nga drejtimi i PD-së lokale për të kandiduar për deputet . Sërish Mano duket në limitet e listës dhe ndoshta jo fitues. Ka 16 vjet i shkreti që kandidon e shikon ëndra me deputetëe kryetartë bashkie por kurre nuk mundi të fitojë, ngelet humbësi serial më spektakolar, 16 vite vetëm humbje.

Kjo për shkak  edhe të faktit se LSI do të kandidojë me listën  me vete dhe do të tentojë të marrë një, deri në dy mandate deputetësh, sepse në vitin 2017 ka regjistruar mbi 19 mijë vota dhe në 2013, gati 15 mijë vota, çka do të thotë se sado që të ruhet LSI te sigurojë një mandat, Andrea Mano do të jetë i djegur.

Më tej, lista mund të pasohet me emra të tjerë, me përfaqësues nga bashkia e Kolonjës, por dhe dublime, pra në Korçë të përdoren emra të tjerë, personazhesh politike të këtij qyteti por jo në zonat fituese për ata që mund të quhen mbushësit e listës, personat të cilët do pretendojnë të jenë nesër kandidat për kryetarë bashkie, prefekt apo drejtues rajonalë në rast se opozita do të vijë në pushtet./CNA.al





Lajmet e fundit nga