Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Ushtruesja e detyrës së shefit të policisë së Kongresit, Yolanda Pittman, tha se forcat e sigurisë nuk kanë arritur të përgatiten për kryengritjen e dhunshme më 6 janar, pavarësisht paralajmërimeve se supremacistët e bardhë dhe grupet e ekstremit të djathtë do të sulmojnë Kongresin.
Përkundër ?potencialit të madh për dhunë?, forca nuk u përgatit në mënyrë adekuate për një ?sulm terrorist?, tha Pittman.
?E kemi ditur se grupe të milicive dhe organizata të supremacistëve të bardhë do të merrnin pjesë. Po ashtu e kemi ditur se disa nga këta pjesëmarrës do të sillnin armë zjarri dhe armë të tjera në ngjarje?, tha Pittman përpara anëtarëve të Kongresit, sipas deklaratës së saj me shkrim.
Ndër hapat e gabuar që ajo renditi ishte dështimi për të pasur oficerë të mjaftueshëm në detyrë dhe dështimi për të pasur një plan adekuat komunikimi për krizën.
?Jam këtu për të kërkuar falje në emër të Departamentit. Departamenti nuk arriti t?i përmbushë standardet e tij të larta, ashtu si edhe tuajat?, tha Pittman.
Sipas saj, 1,200 oficerët në detyrë atë ditë, ?nuk përkonin? me ?dhjetëra mijëra kryengritës? që sulmuan Kongresin.
Pittman u emërua shefe e përkohshme e Policisë së Kongresit pasi Steven Sund dha dorëheqje pas trazirave. Rreshterët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit gjithashtu u larguan.
Pittman mori përgjegjësinë për gabimet dhe u zotua se do të punojë më mirë dhe se do të bëjë ndryshime.
Pittman ishte në mesin e disa zyrtarëve të FBI-së, Gardës Kombëtare, Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera, që informuan Komitetin e Dhomës që po heton ngjarjet e 6 janarit.
Përfaqësuesi demokrat i Kongresit, Tim Ryan, u tha gazetarëve se oficerët e policisë që ruanin Kongresin, u urdhëruan të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve.
?Kjo ishte direktiva që u dha?, tha Ryan, duke shtuar se bllokada e urdhëruar në Kongres dhe në ndërtesat ngjitur, nuk u zbatua plotësisht.
Ryan tha se ka ende shumë pyetje pa përgjigje dhe se tash për tash janë duke u zhvilluar disa hetime.
Zyrtarët kanë arrestuar më shumë se 150 njerëz deri më tani.
Mbështetësit e Trumpit e sulmuan ndërtesën e Kongresit pas thirrjeve të Trumpit në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë, për të shkuar atje.
Në atë kohë, ligjvënësit amerikanë ishin mbledhur në Kongres për të certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
E djathta ekstreme në Evropën Lindore dhe Ballkan përkrah dhunën në SHBA
?Nëse nuk luftoni si ferr, nuk do të keni më shtet?, u ka thënë Trump mbështetësve.
Ai po ashtu u ka thënë atyre të protestojnë në mënyrë paqësore, por i ka inkurajuar të shkojnë në Kongres, që t?iu dëgjohet zëri. Pesë vetë kanë mbetur të vdekur në trazira.
Dhoma e Përfaqësuesve më pas ka votuar për shkarkimin e Trumpit, nën akuzat për nxitje të kryengritjes.
Gjyqi në Senat është planifikuar të fillojë javën e 8 shkurtit, edhe pse mandati presidencial i Trumpit tashmë ka përfunduar.
Çfarë pas padisë kundër Trumpit nga Dhoma e Përfaqësuesve?
Që nga sulmi, siguria rreth Kongresit dhe në Uashington në përgjithësi është rritur.
Rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare do të mbeten në kryeqytetin amerikan deri në mes të marsit.
Ndragheta është prej dy javësh tashmë thelbi i debatit publi...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditu...
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve depozituan në Senat ak...
Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi...
BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë s...
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidenti...
Bashkimi Evropian ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara...
Gazeta greke “Kathimerini” i ka dhënë hapësirë të dukeshme n...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhj...
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregu...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë vi...
Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusitLaj...
Testet laboratorike nga Departamenti i Shëndetësisë së Mines...
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dorëzuar dorëheqje...
Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus n...
Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’...
Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ...
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ...
Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...