Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prej disa kohësh, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre në opozitë kanë treguar disa formula se si ata do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe bllokimit të koalicioneve në lista të hapura por vetëm me koalicione me një listë të përbashkët, opozita ka filluar kalkulimet e saj.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike thanë për CNA.al se tashmë është konfiguruar se cila është mënyra më e mirë për të maksimalizuar votën e opozitës. Tashmë pas shumë qëndrimesh, një listë, dy lista, tre lista dhe mënyra të tjera të artikuluara publikisht jo vetëm nga PD dhe zyrtarët e saj por edhe nga aleatët, është zbuluar skema që do të përdoret nga PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas burimeve zyrtare, skema që do të përdoret do të jenë dy lista; Një listë e vërtetë dhe një fiktive, por kjo e dyta sipas qarqeve. Një skemë “DUSHKU”.
Një listë e cila do të jetë e PD do të ketë emrat edhe të disa aleatëve, por edhe të kandidatëve të LSI. Por këta do të jenë nën siglën e PD. Pra pak a shumë kandidimi i një pjese të koalicioni opozitar do të bëhet në listën e PD ashtu siç ka qenë edhe katër vite më parë. Pra kujtojmë se ishin të gjithë aleatët brenda së njëjtës listë, por pa siglën e tyre brenda PD. Vetëm një regjistrim ka pasur që ka qenë e Partisë Republikane për të ruajtur komisionerët.
Kjo formulë do të përdoret këtë herë. Pra ashtu siç edhe e kemi mësuar, Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka e të tjerë do të jenë në Durrës, Tiranë apo Shkodër në vende të sigurta në listën e PD, pra të koalicionit që ajo do të udhëheq.
Lista e dytë do të jetë lista e LSI. Pra një koalicion tjetër opozitar po regjistrohet, e cila do të ketë edhe çelësin e lojës së opozitës. Pra kjo listë e dytë, diku do të jetë fiktive në disa qarqe e diku do të jetë me emra për të tentuar fitoren.
Pra le të sjellim dy shembuj. Në qarkun e Vlorës kandidat i LSI është Luan Rama, i cili do të përfaqësojë koalicionin e kësaj partie. Ai nuk do të jetë në listën e PD. Ndërsa në Durrës Agron Duka do të jetë në listën e PD. LSI në Durrës do të paraqesë po një listë të sajën, ku do të ketë emrat që janë Elona Guri, Bahri Shaqiri etj. Gjithashtu në Vlorë lista do të jetë nga Luan Rama dhe do të pasohet nga emra të tjerë dhe lista e PD kryesohet nga Bujar Leskaj. Kjo skemë mendojnë drejtuesit e opozitës jashtë parlamentare siguron në këto qarqe, por jo vetëm, më shumë vota e mandate.
Ndërsa në Korçë, duket se skema që do të përdoret është ndryshe. Në qarkun Korçë kandidati i LSI do të jetë brenda listës së PD dhe lista e dytë e koalicionit opozitar do të jetë një listë fiktive dhe LSI do të bëjë thirrje për të votuar numrin 3 apo 5 apo 7 varet si do të jetë numri që LSI do të ketë brenda koalicionit me PD. Kandidatët e saj do të jenë në siglën e PD, pra LSI dhe partitë aleate të PD do të kandidojnë në dy palë lista; Në listën e koalicionit të PD dhe në listën e koaliconit të LSIapo aleatëve që do të nënshkruajnë koalicionin paraelektoral me këto forcë politike.
Pra llogaritë që po bën opozita janë të thjeshta. Ato bëhen në mënyrën për të maksimalizuar votat nëpër qarqe. Si shembull merren votat e 2009, 2013 dhe 2017, një mesatare e tyre, flukset elektorale që kanë pasur palët dhe maksimilizimi i votës duke tentuar që të impostohet sa më shumë vota në çdo koalicion të mundshëm ku mund të fitohet mandate.
Përshembull në rastin e Vlorës, tentohet që të jetë lista me Luan Ramën, kjo sepse opozita do ta kishte shumë të vështirë në këtë qark në një koalicion të përbashkët me LSI që votat e majta t?i spostonte te PD.
Prandaj është gjetur zgjidhja që Luan Rama të tentoj ta marrë vetë mandatin e deputetit, kështu edhe me kandidatë të tjerë në Berat, Fier, Elbasan, Durrës, Tiranë etj.
Në zonat ku kjo është më e vështirë ose e pamundur, do të bëhet një zgjidhje tjetër. Kandidatët e LSI do të jenë brenda listës së PD dhe lista e LSI do të jetë krejt normale. Pra dy lista, dy koalicione të cilat do përdoren sipas shprehjes së urtë popullore ?Sipas vendit edhe kuvendi?.
Pra atje ku me të dy listat mund të maksimalizohet vota dhe mandatet do tentohet me dy lista, atje ku mund të humben vota dhe mund të ketë pasoja, është gjetur zgjidhja që kandidatët e e aleatëve të tjerë tu bëjnë thirrje zgjedhësve të votojnë për koalicionin tjetër.
Kjo formulë është sjellë jo thjesht dhe vetëm për maksimalizimin e votës, dipas eskpertëve të PD-LSI, e cila në përfundim sjell mandate më shumë, pasi palët bëjnë llogari se shifrat për të kaluar numri 71 të deputetëve të duhur për të bërë qeverinë janë mjaft të vështira me këtë sistem.
Kjo jo vetëm për opozitën, por edhe për qeverinë. Kujtojmë këtu betejën e madhe të zgjedhjeve të 2017, betejën e madhe të 2013-2009, pavarësisht se gjatë rrotacioneve të forta politike trendi i lëvizjes së votës ka qenë mjaft i madh. Opozita ka kalkulimet e saj dhe skema është e qartë.
Dy koalicione opozitare, të cilat do të përdoren sipas zonave elektorale në qarqe të caktuara, pra në çdo qark do të ketë një sjellje të tillë që do tentohet të sjellë maksimalizximin e votës në çdo lloj forme, duke luajtur me të dy listat e plota me dy koalicione apo duke dalë vetëm me një listë, dhe lista e dytë të jetë vetëm me emra fiktivë. Skema këto të cilat pak a shumë mund t?i quajmë një dushk i ri që po tentohet nga opozita për të çuar në rrëzimin e kryeministrit Rama./CNA.al
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka arritur sot marrëveshje me...
Drejtuesi i LSI për Shijakun, Bahri Shaqiri ka filluar fusha...
Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, ka bërë m...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se do të j...
Shtyhet seanca e dhënies së masës së sigurisë në Gjykatën e ...
Pas skandalit me sanitaren e spitalit “Sehfqet Ndroqi” e cil...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe, bën me dije se nga dita e ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një grafik ndërsa t...
Në dhjetor të vitit 1991, presidenti Ramiz Alia, kryeministr...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka prezantuar 36 k...
Disa ditë më parë mediat greke aluduan se kryeministri Edi R...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka vendosur ...
Roli i Presidentit të Republikës, Ilir Meta si kryetar shtet...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Ora dek...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar situatën politi...
Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i ftuar mbrëm...
Lajmi i ditës së sotme ka qenë largimi i Partisë Republikane...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka ironizuar kryetarin ...
Në takimin e zhvilluar sot në KQZ mes komisionerit Ilirjan C...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...